E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Besimi social, rol në zhvillimin e demokracisë

Ambasadori i BE-së në Tiranë dhe Ettore Sequi, në vendin tonë dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së Deborah Jones kanë vlerësuar maksimalisht rolin e madh që ka besimi social në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme.
Gjatë fjalës së tyre në konfrencën për besimin social në demokracinë shqiptare, ata kanë kërkuar nga vendi ynë më shumë punë e më shumë besim në vetvete për të mbërritur në rrugën e dëshiruar.
Sipas tij, përpjekjet e Shqipërisë janë të lidhura me ndërtimin e besimit në vetvete dhe kjo ka të bëjë me vlera dhe parime që duhet të mishërohen në të gjitha fushat e jetës.
Ndërkohë, zv. ambasadorja Deborah Jones ka theksuar se besimi social është shtyllë e çdo demokracie funksionale.
“Besimi social është një element thelbësor I demokracisë së shoqërisë dhe përparimit të një vendi prandaj duhet përpjekje e bashkërenduar e të gjithë aktorëve për të ndihmuar Shqipërinë të përmbush aspiratat e saj” theksoi Zv.ambasadorja e SHBA-së Jones.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›