Perseritja e zgjedhjeve PD-PS mbajne peng votimin ne Komunen Shale
Zgjedhjet e pjesshme lokale ne nente nga 10 komunat e planifikuara per tu zhvilluar dje kaluan nen nje atmosfere te qete ku pjesemarrja e qytetareve llogaritet te kaloj 50-in. Lokalet e 8 majit priteshin te permbylleshin dje ne te gjithe vendin por kontradiktat mes komisionereve te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste sollen mosmbajtjen e zgjedhjeve ne Komunen Shale ne Dukagjin te Qarkut te Shkodres. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndonese perdori helikoptere dhe mjete te tjera moderne komunikimi nuk arriti te sjelle edhe realizimin e zgjedhjeve ne kete zone.
ShkodraNe Qarkun e Shkodres ishin dy komuna te thella malore ajo e Shales ne Dukagjin dhe Komuna Shllak ku pritej te mbaheshin perseri zgjedhjet. Nderkohe qe ne Komunen Shllak procesi i votimit ka ecur normalisht ne Komunen Shale votimi nuk eshte zhvilluar duke qene i destinuar te deshtoje qe ne oret e para te mesdites se djeshme. Ne oret e para te dites kjo komune pati nje vonese te madhe ne terheqjen e bazes materiale. Baza materiale qendronte ne Shkoder pasi kishte probleme mes komisionereve te PD-se dhe PS-se ne kuader te faktit se disa prej tyre nuk kishin sipas ligjit nje diplome universitare. Me pas per te fituar kohe eshte nisur nje helikopter nga Tirana per te cuar baze shtese materiale ne Shkoder pasi nese votimi nuk fillonte ne oren 13.00 procesi quhej i deshtuar. Por dhe pasi baza materiale ka mberritur ne Komunen Shale perseri mes komisionereve ka pasur probleme. Procesi i votimit ne Komunen Shale eshte pritur me nje klime te nxehte ku prej nje jave dy kandidate ai i PD-se Dede Tonaj dhe ai i PS-se Bale Vuksani ruhen nga pas ne cdo levizje nga nje furgon i RENEA-s. Mes shtabeve elektorale te te dy paleve ka pasur konflikte me arme dhe tri jave me pare pak dite pasi KQZ vendosi te perseriten zgjedhjet ne Komunen e Shales me kerkesa te PS-se per shkak te parregullsive. Ne Komunen Shllak votimi shkoi i qete dhe ne date 8 maj nuk u zhvilluan zgjedhjet per shkak te mosmarreveshjeve mes komisionereve te dy forcave kryesore politike.
VloreNe Qarkun e Vlores zgjedhjet u perseriten dje ne Armen dhe ne Finiq te Sarandes.
Ne Komunen e Sarandes gara ka qene mes dy individeve Ziso Lluci dhe Sokrat Spiro por njeheresh nje perballje elektorale edhe midis dy partive me baze etnike te minoritetit grek Mega dhe PBDNJ qe nisi me 8 maj dhe ka vazhduar edhe me 31 korrik. Rivotimi eshte zhvilluar pergjithesisht ne kushte normale. Perjashtim nga normaliteti i pergjithshem ka qene fshati Vrion ne perberje te kesaj komune ku zgjedhesve u eshte mundesuar ushtrimi i te drejtes se votes vetem pas ores 10.00 te paradites se djeshme. Shkak eshte bere demtimi qysh mbremjen e 30 korrikut i vules se qendres se vetme te votimit ne kete fshat. Rreth ores 09.45 ne fushen e Vrionit eshte ulur helikopteri i KQZ me te cilin eshte derguar vula e re. Ne Komunen e Armenit procesi i rivotimit ne kete komune ke nisur prej ores 07.00 per te vijuar nje proces kryesisht te qete.
ElbasanNe dy komunat Pishaj dhe Paper te Qarkut te Elbasanit procesi i votimit ka nisur normalisht dhe i tille ka vijuar deri ne mbyllje ne 32 qendrat e votimit. Ne Komunen Paper te Elbasanit zgjedhjet konsistojne vetem per kandidatin per kryetar komune pasi per keshillin komunal ato kane perfunduar ne raundin e pare te zgjedhjeve te 8 Majit. Ndersa ne Komunen Pishaj te Gramshit votohet per kryetar dhe keshilltare pasi ne kete njesi administrative zgjedhjet nuk u zhvilluan fare. Shkak per rivotimin e ketyre dy komunave u be nje gabim ne fletet e votimit ku emrat e kandidateve ishin kryqezuar me ate te koalicioneve kundershtare. Zgjedhjet e pjesshme u mbajten dje edhe ne njesine e qeverisjes vendore te Mollasit ne rrethin e Kolonjes dhe po keshtu ne Komunen Qender te Qarkut te Beratit.