E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratimi final nga Varshava

Raporti i zgjedhjeve

Raporti i OSBE-ODIHR-it qe perpilohet pas vezhgimit te procesit zgjedhor ku ky organizem perfshihet kerkon si kohe mesatare dy muaj. Ky eshte nje afat qe nuk ka si specifike vetem Shqiperine qe eshte nje vend problematik per proceset zgjedhore por edhe vende te tjera ku kryesisht nuk hasen veshtiresi te medha. Edhe per 8 majin duket se dokumenti qe do te certifikoje standardin e zgjedhjeve do te publikohet ne muajin shtator edhe pse ka pasur mjaft zera se edhe fillimi i muajit gusht mund te jete nje moment i mundshem per ta nxjerre ate ne qarkullim. Nje arsye per kete vonese eshte zgjatja e procesit zgjedhor ne Tirane si dhe zhvillimi i zgjedhjeve ne 10 komuna vetem dje per te cilat ekipi i vezhguesve duhet te jape gjykimin e vet qe gjen pasqyrim mandej ne vleresimet me natyre statistikore qe OSBE-ODIHR ben sa u perket zgjedhjeve. Proceduralisht raporti perpilohet nga Njesia Qendrore e vezhguesve te ODIHR-it te cilet mandej draftin ia kalojne shefit te misionit per dhenien e nje gjykimi. Ne kete rast shef ka qene Jonathan Stonestreet. Ne finale dokumenti miratohet edhe nga qendra e organizates qe ka seli ne Varshave te Polonise per te kaluar mandej ne publikim. Ne Shqiperi ai ka rendesi specifike per shkak te referimit politik dhe argumentit bazik qe i jep debatit mes paleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›