Zgjedhjet 150 forca policie angazhohen per ruajtjen e 9 KZAZ-ve
Policia e Shtetit mori dje te gjitha masat tekniko-organizative per planifikimin organizimin dhe drejtimin e sherbimeve te policise ne funksion te sigurimit te rendit e te qetesise publike ne kuader te perseritjes se zgjedhjeve ne 10 komuna. Ne nje njoftim per mediat te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit thuhet se per perballimin me sukses te ketij procesi zgjedhor qe zhvillohet ne 10 komuna te vendit Komuna Qender-Skrapar Komuna Zall-Dardhe Diber Komuna Paper Elbasan Komuna Pishaj Gramsh Komuna Mollas Kolonje Komuna Kolsh Lezhe komunat Shale dhe Shllak Shkoder Komuna Armen Vlore dhe Komuna Finiq Vlore strukturat vendore te policise kane zbatuar plane masash me detyra konkrete. Po ashtu gjate dites se djeshme eshte kryer instruktimi i punonjesve mbi detyrat qe do te kryejne ne zbatim te ketyre akteve ligjore. Nderkohe levizja e sherbimeve te policise gjate dites se votimit eshte realizuar me mjete policie te pajisura me shenjat dalluese te miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prane strukturave qendrore e vendore te policise funksionuan dje edhe grupet e drejtim-koordinimit te cilat jane ngritur per menaxhimin e te gjithe sherbimeve te policise perpunimin e shpejte te informacionit dhe per nje komunikim sa me efikas e ne kohe reale me median e publikun.
Nga sherbimet e policise jane marre ne ruajtje ne te gjithe vendin 102 qendra votimi dhe 9 komisione zonale te administrimit zgjedhor dhe VNV. Per ruajtjen e KZAZ-ve dhe qendrave te votimit Policia e Shtetit ka angazhuar gjithsej 150 punonjes policie.