E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm palestinez kritikon Izraelin

Jeruzalem - Ministri i Punëve të Jashtme të qeverisë palestineze, Rijad El Maliki, kritikoi vendimin për marrjen nën mbrojtje juridike nga ana e Izraelit të ushtarëve pjesëmarrës në sulmet e Gazës. Ministri palestinez e kritikoi deklaratën e Kreministrit të Izraelit, Ehud Olmertit, për marrjen e të gjithë ushtarëve që sulmuan gazën nën mbrojtje juridike si brenda ashtu edhe jashtë Izraelit.

Maliki dha një deklataratë pas mbledhjes së djeshme të Bashkimit Evropian me ministrat e jashtëm të Turqisë, Egjiptit, Jordanisë dhe Palestinës dhe u shpreh se ky vendim nuk do të mund të pengonte ndërhyrjen e drejtësisë tek ata që ishin përgjegjës për vrasjen e popullit palestinez dhe që ishin shkaktarët e rrënimit të Palestinës.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, në deklaratën e dhënë javën e shkuar, kishte kërkuar që të fillohej një hetim juridik për ata që ishin përgjegjës për bombardimin e ndërtesave në tokat e Palestinës, që i përkisnin kësaj organizate.

Edhe 8 organizata izraelite të të drejtave të njeriut kishin kërkuar që të hapeshin hetimet në lidhje me veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›