E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ska puc qe ndal progresin

Asnjë konflikt politik, apo puç ndaj qeverisë nuk do mund të ndalë zhvillimin ekonomik të vendit. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e fundit të qeverisë tha se projektimet për ecurinë e vendit janë të zbatueshme dhe plotësojnë standartet e kërkuara nga Bashkimi Europian.

"Unë garantoj qytetarët shqitarë se zgjedhjet e 8 majit, do të jenë zgjedhje të standardeve europiane. Se ne në zgjedhje do të konsolidojmë standardet e arritura, të vullnetit te hekurt për të kristalizuar në këtë vend teknikën më të saktë në botë në numërimin e votave. Ne do të përmirësojmë cdo hap, do të bëjmë një proces thellësisht transparent", tha kryeministri Sali Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë u fol gjatë për ekonominë. Sipas kryeministrit buxheti afatmesëm nxjerr vendin nga varfëria. "Ky buxhet përbën levën e Arkimedit, për shndrrimin brenda vitit 2017 të Shqipërisë si një vend i zhvilluar. Në këtë buxhet afatmesëm ne do të nxjerrim cdo familje shqiptare nga mjerimi. Një puc aventurierësh kurrë nuk do të mundë të ngadalësojë reformat e kësaj qeverie për ndërtimin këtu të Shqipërisë europiane", vijoi Berisha.

Një sërë projektetsh infrastrukturore do të financohen gjatë këtij vitit nga buxheti i shtetit Rruga e Arbërit pritet të ndërtohet në pjesën më të madhe gjatë këtij viti.  Kryeministri tha se buxheti mundëson zhvillimin e shumë sektorëve si shëndetësia, mjedisi, arti, sporti dhe kultura.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›