Ministri i Jashtëm slloven viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, ministrin e Jashtëm, Skënder Hyseni dhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
Ministri Zbogar gjatë vizitës do të vendos gurë-themelin e ndërtimit të pajimeve për deponim të derivateve të naftës në fshatin Dobrevë të Komunës se Fushë Kosovës, investitor të së cilit janë “Oti Petrol” nga Prishtina dhe “Petrol Sllovenia” nga Lubjana.
Marrëveshja për realizimin e këtij dhe disa projekteve tjera është nënshkruar gjatë vizitës së kryetarit të Sllovenisë, Danilo Turk. në Kosovë vitin e kaluar dhe kap shumën prej 30 milionë euro.
Realizimi i këtij projekti paraqet implementimin e fazës së parë të kësaj marrëveshje.