Pazar apo Obligim

Partia e Ramush Haradinajt ka shprehur pakënaqësi për përkrahjen ndërkombëtare që ka marrë Kryeministri Hashim Thaçi që t’u prijë institucioneve vendore në luftë kundër korrupsionit dhe krimeve që kanë ndodhur në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, përderisa vetë atë e konsiderojnë si thelbin e këtij problemi.
Zyrtarë të lartë të AAK’së vlerësojnë se bashkësia ndërkombëtare po e fuqizon Kryeministrin, për të mundur më tutje që BE të konkludojë se Qeveria e Kosovës dhe EULEX’i kanë arritur përparim konkret në luftën kundër korrupsionit, gjë që do të ndikonte që Raporti i ardhshëm i Progresit për Kosovën të jetë më pozitiv se ai i kaluari.
Nënkryetari Blerim Shala thotë se mbështetja ndërkombëtare për Kryeministrin Thaçi është një pazar politik, që, sipas tij, do të dalë i dëmshëm për Kosovën.
“Nuk shkojnë së bashku lufta kundër korrupsionit dhe pazaret politike. Nuk bëjnë punë.
Pazari kinse i ‘lirë’ i qershorit të këtij viti, do të dalë shumë i shtrenjtë për Kosovën në muajt dhe vitet e ardhshme. Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës, nuk është pjesë e zgjidhjes së problemit më të madh me të cilin po ballafaqohet Kosova tash e sa kohë. Ai është thelbi i problemit”, ka shkruar Shala në kolumnën e tij për Express, të hënën.
Analistë politikë vlerësojnë se liderët institucionalë kanë obligim shtetëror ta luftojnë korrupsionin, dhe këtë e shohin si gjë normale përderisa mbi të nuk rëndojnë akuza për vepra të paligjshme.
Analisti Mufail Limani thotë se roli i Kryeministrit dhe i Presidentit janë të pazëvendësueshëm, në çfarëdo fushe të veprimit, sidomos kur ka të bëjë me çështje kaq të ndjeshme si korrupsioni.
“Çdo opsion tjetër do ta shënonte diskreditimin total të shtetit të Kosovës, duke dëmtuar realisht sistemin i cili po ashtu mbron partitë opozitare”, ka thënë ai, për Express.
Sipas tij, ideja që Kryeministri Thaçi të marrë përsipër rolin udhëheqës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit është në fakt çështje klasike shtetërore.
“Sepse, përzierja e sendeve dhe identifikimi i postit të kryeministrit të shtetit të Kosovës me figurën e Hashim Thaçit si kryetar i PDK’së, mendoj se është gabim”, ka thënë Limani.
Duke folur për mosbesimin e AAK’së ndaj Kryeministrit, ai tha se janë çështje politike dhe vlerësime personale të njerëzve të partisë së Haradinajt.
Analisti tjetër politik, Armand Shkullaku, konsideron se është normale që partitë opozitare të përpiqen ta shfrytëzojnë politikisht atë çka ka ndodhur së fundmi – hetimet e nisura të EULEX’it ndaj disa pjesëtarëve të Qeverisë Thaçi.
“Por, është ende shpejt për të folur pasi siç ka thënë EULEX’i, hetimet do të përfshijnë edhe partitë e tjera, jo vetëm PDK’në”, thotë ai.
Ndërkaq, se a duhet të jetë Kryeministri në krye të luftës ndaj dukurive negative, Shkullaku vlerëson se siç ka të drejtë Hashim Thaçi të pretendojë t’i prijë kësaj lufte, ashtu ka të drejtë edhe opozita që të shprehë dyshimet e saj apo të jetë skeptike se Kryeministri Thaçi mund ta ketë seriozisht dhe që ka vullnetin e duhur politik që ta çojë këtë luftë deri në fund.
Shkullaku mendon se është naive që të mendohet se ndërkombëtarët në Kosovë po bëjnë kompromis me Kryeministrin Thaçi sa i përket luftës ndaj korrupsionit.
“Është folur edhe më përpara se mund të kishte kompromise me Kryeministrin për rastin e Ministrit të Transportit dhe nuk rezultoi ashtu. Unë besoj që është ende shpejt që të paragjykojmë veprimet e bashkësisë ndërkombëtare. Është ende shpejt të flasim për pazaret politike dhe duhet ta lëmë drejtësinë ta çojë punën e saj deri në fund”, ka thënë Shkullaku.
Ai theksoi se është legjitime që faktori ndërkombëtar në Kosovë, qoftë EULEX’i, qoftë Pieter Feith, ta njohin dhe ta kenë partner legjitim Kryeministrin e Kosovës për sa kohë që mbi të nuk ka akuza apo nuk ka prova dhe fakte që ai të jetë i përfshirë në afera korruptive.
“Nëse qëllon që pjesëtarë të Qeverisë së tij apo pjesëtarë të partisë së tij kanë të tilla probleme, unë mendoj që është votuesi ai që jep verdiktin e tij në votime. Kryeministri Thaçi dhe partia e tij faturën mund ta mbajnë vetëm ditën e votimit dhe nuk munden që tani përpara të penalizohen dhe mos të shquhen si partnerë për sa kohë që mbi ta nuk ka akuza konkrete”, ka thënë Shkullaku.
Megjithatë, ai mendon se kjo çështje sigurisht që ka kosto politike.
“Çdo parti që ka pjesëtarë në Qeveri dhe anëtarë të saj të përfshirë në afera korruptive, ka një kosto politike, por këtë e përcaktojnë kutitë e votimit”, tha ai.