E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lajmet pozitive nga Shqipëria janë inkurajuese për Brukselin”

25-11-2011 / Gazeta 55

Kreu i delegacionit te Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan Parlamenti Europian shikon me entuziazëm zhvillimet e fundit politike në Tiranë, lidhur me miratimin e ligjeve që kërkojnë tre të pestat dhe Reformën Zgjedhore. Kreu i delegacionit te Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan shprehet se ajo për të cilën Shqipëria tashmë ka nevojë është lufta kundër korrupsionit dhe një sistem drejtësie që të punojë në përputhje me standardet europiane. “Po, unë e ndjek nga afër dhe për fat të mirë mund të them se po na vijnë disa lajme pozitive nga Shqipëria. Duke e njohur situatën në vend për një kohë të gjatë, unë do të dëshiroja të më bindin se do të ketë një tendencë të përhershme të atyre lajmeve pozitive. Por neve duhet ta themi se ka pasur disa lëvizje në skenën politike dhe çdo gjë dëshmon faktin se ka një dialog të mirë pozitiv mes dy partive politike, gjë të cilën mendoj se duhet ta inkurajojmë me të gjitha mjetet”, u shpreh ai. Kukan theksoi se konsensusi mes PD dhe PS erdhi me vonesë. “Ndodhi shumë vonë për t’u përfshirë në raportin e progresit të Komisionit Europian, por kjo nuk ka rëndësi. Është një gjë e mirë që kjo po ndodh atje. Ne kemi tashmë disa prova për këtë dhe le të shpresojmë se e ardhmja do të sjellë më shumë mundësi për ta konfirmuar këtë trend pozitiv. Ne do të zhvillojmë dialogun ndërparlamentar në Tiranë më 8 dhe 9 dhjetor. Le të shpresojmë se do të dëshmohet që sinjalet pozitive të mëparshme nuk janë thjesht ‘aksidentale’”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›