E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: “SHBA, krenare për mbështetjen e Shqipërisë në Afganistan”

25-11-2011 / Gazeta 55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama uron shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në një mesazh urimin drejtuar Presidentit të Republikës, Obama vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve edhe në kuadër të 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Sipas presidentit amerikan, SHBA-të janë krenare për mbështetjen e Shqipërisë në Afganistan. “Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar. Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Ne e kemi ruajtur përkushtimin tonë të përbashkët e të palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit” - shkruan Obama. Presidenti amerikan shton se, “Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”. “Ju lutem, pranoni urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë së vendit tuaj”- përfundon letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›