Inagurimi i Katedrales, Berisha uron besimtarët ortodoks

Kryeministri Berisha ka uruar sot besimtarët ortodoks shqiptarë dhe Fortlumturinë e tij Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Imzot Anastasios Janullatos, me rastin e hapjes së Katedrales së Kishës Ortodokse në Tiranë
"Inaugurimi i Katedrales së re të Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare sot në Tirane është një ngjarje e madhe, një histori ringjallje shpirtërorë, jo vetëm për besimtarët ortodoks, por për të gjithë ata qe i besojnë Zotit dhe për mbarë kombin shqiptar. Ajo ngrihet sot, jo në të njëjtin vend por rilind madhështore mbi rrënojat e paraardhëses se saj që barbarisht u shemb gjysme shekulli më parë në luftën qe regjimi ateist i Enver Hoxhes i kishte shpallur Krishtit dhe Muhametit, vlerave më të larta njerëzore dhe hyjnore të shoqërisë shqiptare” thekson kryeministri në mesazhin e tij.
Sipas tij, katedralja inagurohet sot në kryeqendrën e vendit si tempull i përjetësisë se këtyre vlerave tek shqiptarët, komb me kontribute te mëdha dhe një ndër kombet themeluese të krishterimit. “Inaugurimi i saj sot, është një nderim i madh për Fan Nolin e pavdekshmen dhe të gjithë ata që themeluan me sakrifica mbi njerëzorë Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare si dhe për ata qindra mijëra besimtarë që ruajtën për vite dhe dekada në shpirtin dhe zemrën e tyre tempullin që inagurojnë sot” shton më tej Berisha.
Kryeministri shton më tej se në pamundësi për të qënë fizikisht në këtë ceremoni, uron shumë përzemërsisht të gjithë besimtaret ortodoks shqiptarë për këtë ditë të madhe për ta dhe mbarë kombin tonë duke shtuar se përulet me nderimin më të madh para veprës së ndritur të themeluesve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. “Një nderim te veçantë unë dua te shpreh per Kryepeshkopin e Kishës sonë Ortodokse Fortlumturine e tij imzot Janullatosin per kontributin e tij te jashtëzakonshëm ne ringjalljen e Kishes Ortodokse Shqiptare, ndërtimin e infrastrukturës se saj materiale dhe shpirterore në mbare vendin. Katedralja madhështore qe inaugurohet sot ne qendër te Tiranës është dhurata me e bukur qe ju bënë shqiptarëve ne 20 vjetorin e udhëheqjes se mencur dhe vizionare te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e tij imzot Anastasios Janullatos. Gëzuar këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët!” ka përfunduar Berisha.