Ministri i Kulturës inspekton punimet restauruese
Ferdinand Xhaferri, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dje në mesditë ka inspektuar punimet restauruese të Kullës së Sahatit në Tiranë. Gjatë mbikëqyrjes së punimeve, Xhaferri i mëshoi faktit se një nga prioritetet e institucionit që ai përfaqëson është mbrojtja, rivitalizimi i monumenteve të kulturës, si dhe funksionimi i tyre si tërheqje turistike, duke i vlerësuar ato si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Punimet janë përqendruar edhe në restaurimin e Dyqanit të Orëndreqësit (pjesë e kompleksit të sahatit), i cili mund të kthehet në një muze didaktik për historinë e orëve monumentale në Shqipëri.
Nga Kulla e Sahatit, e cila gjendet shumë pranë Bashkisë së Tiranës, ministri Xhaferri ka komentuar edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Ramën, duke e cilësuar atë si apatik dhe aspak të vëmendshëm ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore. "Është koha që të shkundim nga pluhuri apatik edhe Bashkinë e Tiranës, që e ka këtë objekt nën administrim. Gjithashtu i bëj thirrje policisë bashkiake që të lirojë kalanë e qytetit, ku është strehuar pa të drejtë duke na lejuar që ta kthejmë atë në atraksion turistik", tha ai. Puna restauruese në Kullën e Sahatit po kryet me anë të një fondi nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunimi me Institutin e Monumenteve të Kulturës si dhe me një kontribut nga ambasada amerikane, nëpërmjet Fondit të Ambasadorit. Këto fonde bënë të mundur që Kulla e Sahatit të mbulohet me fletë bakri dhe të lyhet nga jashtë.