Dënohen me 18 vjet burg dy vëllezër tutorë
Shfrytëzuan për prostitucion për shtatë vjet një vajzë, dënohen dy vëllezër. Procedimi ndaj dy vëllezërve Aleksandër dhe Jorgo (Bledar) Sopaj, 34 dhe 26 vjeç, ka nisur afro dy vjet më parë.
Jorgoja, njëri prej vëllezërve, nuk është vënë në pranga ende, ndërsa që Aleksandri është arrestuar menjëherë pas denoncimit të vajzës së shfrytëzuar për më shumë se shtatë vjet. Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se denoncuesja Ferasete S., është detyruar me dhunë të bëjë punën e prostitutës për më shumë se 7 vjet. Në sallën e gjyqit, vetë vajza ka treguar se të ardhurat që siguronte nga puna në rrugë ua jepte dy vëllezërve Jorgo (Bledar) dhe Aleksandër Sopaj. Ajo ka shpjeguar se edhe kur ndonjëri prej vëllezërve nuk ndodhej në Itali, ajo mbikëqyrej nga tjetri. Gjykata, pasi shqyrtoi provat dhe dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi t‘i shpallë fajtorë dy vëllezërit nga Patosi dhe t‘i dënojë ata. Jorgo (Bledar) Sopaj është dënuar me dhjetë vjet burgim, ndërsa Aleksandër Sopaj me tetë vjet.
m.t.