Katër të rinj, nën hetim për dy plagosje
Katër persona po ndiqen penalisht për plagosjen e dy personave. Burime nga policia e Pogradecit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme, një e ndodhur në fshatin Stropskë dhe tjetra në qytet. Të njëjtat burime saktësojnë se ka filluar procedimin penal për 24-vjeçarin Albert Shkullaku, nga fshati Stropskë, i cili për shkak të një grindjeje të çastit ka kanosur të vrasë me thikë Xh.Lipo, banor i fshatit Çërravë në Rrethin e Pogradecit. Ai ka qenë në një rrugicë të fshatit të tij, kur është kanosur me thikë dhe qëlluar me grushte nga 24-vjeçari Shkullaku. Ndërkaq, policia lokale ka nisur hetimet dhe për Olsi Palin, 29 vjeç, Mikel dhe Julian Marko, përkatësisht 26 dhe 21 vjeç, të cilët akuzohen për plagosje me dashje në bashkëpunim. Të tre këtë persona kanë qenë në një lokal në qytetin e Pogradecit ku kanë plagosur me grushte dhe shishe birre shtetasin
B.Ç. Ju.Dh.
B.Ç. Ju.Dh.