E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistët, me vepra arti kushtuar mjedisit

Nën titullin "Waste trAnsfoRmaTion", nxënës nga dhjetë gjimnaze të Tiranës paraqesin sot në një ekspozitë rezultatet e punës së tyre tremujore, që është njëkohësisht edhe kurorëzimi i projektit. Ide të shumta pasqyrohen në objekte konkrete të formave të ndryshme. Nëpërmjet tyre, ata përpiqen të rrisin interesin ndaj problemeve më të ngutshme mjedisore të kryeqytetit, por jo vetëm. Instalacione interesante prekin aspekte të ndryshme të mjedisit me shpresën e sensibilizimit të komunitetit ndaj temës me këtë mënyrë, veçanërisht inovative. Objektet përbëhen nga mbetje të ndryshme si plastikë, qelq, letër, dru, hekur, bishta cigaresh etj. të produkteve, që përdoren çdo ditë në një qytet plot jetë. Por këto mbetje janë njëkohësisht edhe gjurmë që lihen pas nga një shoqëri. Nxënësit kërkojnë që, nëpërmjet punës së tyre, të komunikojnë që mbetjet mund të perceptohen edhe nga perspektiva të tjera. Mbrojtja e mjedisit është një sfidë globale dhe, për këtë arsye, kësaj nisme i bashkohet edhe një grup muzikor nxënësish nga Austria, të cilët luajnë muzikë me instrumente të krijuara vetë prej mbeturinave. Grupi muzikor Crazy Trash Drummers do të performojë para ndarjes së çmimeve në ekspozitë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›