Në Kuç, atje ku u mblodh Kuvendi…
Pa zbardhur mëngjesi i ditës së shtunë, 21 nëntor 2009, bashkë me avokatin Sokol Luçi, u nisëm drejt Kuçit, ashtu si dhjetëra e qindra lebër, miq, shokë e dashamirë, nipër e stërnipër të pjesëmarrësve të Kuvendit të Labërisë, që u mblodh prej 28 nëntorit deri më 4 dhjetor 1924. Morën pjesë në tubimet përkujtimore të kësaj ngjarjeje me peshë të rëndë, jo vetëm për historinë e krahinës, por të gjithë trevave shqiptare, brenda e jashtë kufijve të vendosur nga fuqitë e mëdha; mjaft të ftuar të tjerë nga shumë krahina të Shqipërisë, ashtu siç kishin qenë 85 vite më parë.
Në fakt, për këtë veprimtari me përmasa të tilla, shoqata "Labëria" dhe ajo e "Vëllazërimit Kuçiot", kishin kohë që po bënin përgatitjet, me përkushtim e seriozitet për ta kurorëzuar me shumë sukses. Dhe ashtu ndodhi… Por siç u duk, përgjegjësinë më të madhe, në të tëra aspektet e përballoi, biri i shquar i Kuçit, deputeti i Parlamentit shqiptar, Fatmir Toçi, një personalitet i vërtetë, me kontribute të njohura dhe të vlerësuara nga shumë dijetarë e institucione brenda e jashtë vendit.
Sheshi në qendër të Kuçit, përrethuar me male, qysh herët ishte zbukuruar dhe mbushur plot e përplot me njerëzit e ardhur nga të tëra anët, por morën pjesë edhe gati të tërë banorët e vendit atje. Enkas kishin pasur mirësinë dhe kënaqësinë të vinin edhe nga Athina: Mujo Lala, Pëllumb Alikaj, Shefit Toçi etj., përfaqësues të njerëzve tanë që kemi në mërgim. Ardhja e disa mediave lokale e qendrore, dëftonte vëmendje dhe interes, për ta përcjellë te publiku i gjerë këtë ngjarje me valenca të mëdha politike, për unitetin e popullit dhe demokratizimin e tij.
Banda frymore e ardhur nga Saranda jepte muzikë patriotike. Në mes të sheshit, një parullë dëftore për ngjarjen e madhe. Kur filloi Himni Kombëtar, pati një përqendrim, një qetësi, një seriozitet solemn. Një mik i ardhur nga Shtëpëzi i Gjirokastrës, në kujtim të stërgjyshit të tij, sigurisht i prekur thellë nga mjedisi festiv më thotë gjithë seriozitet:
- Komandën këtu e ka marrë vetë Zenel Gjoleka, se sytë i ka nga tribuna, atje ku është në bronz i gjallë… Nuk ka bërë vaki deri më sot, që të këndohet në Kuç, Himni Kombëtar me bandë muzikore dhe me këngëtarë me emër të madh si Kastriot Tusha. Mbi njëmijë e ca pjesëmarrës ishin kori që shoqëronin atë. Do të mbahen mend gjatë në kujtesë, këto çaste, gjest sa patriotik aq edhe emocionuese. Gjithnjë me të papritura të tilla, të menduara e me shume vlerë.
Pas himnit, deputeti i zonës, Fatmir Toçi, hapi ceremoninë zyrtare, i cili në emër të kryesisë, përshëndeti me fjalë zemre mirëseardhjen e miqve e të tërë pjesëmarrësve. Fjalën pastaj, ia delegoi Xhemil Çelit, sekretarit të shoqatës "Labëria", i cili evokoi ngjarjen e madhe, bëri një sintezë të vendimeve të rëndësishme të këtij kuvendi historik. Përshëndetën me fjalë të peshuara dhe me vlerë prof. Bardhosh Gaçe, prefekti i Vlorës Hasan Halili, deputeti Ardian Kollozi e Dashamir Tahiri, poeti Petrit Ruka, përfaqësues të Kosovës prof. Sadri Fetiu, deputeti Berat Luzha dhe vajza e tij me emrin Labëria, e cila krijoi emocione të paharruara dhe bëri të përloten pjesëmarrësit.
"Tek Kuçi fillon ‘bashkimi‘", tha një sentencë të fuqishme dhe të hijshme, deputeti çam, Dashamir Tahiri.
Duke u ndier i gëzuar, i mbushur me emocione, i pashkëputur nga një ndërkryerje e bukur, nga një peizazh i tokës kuçiote, dëgjoj me vëmendje edhe rënkimin e kohëve të shkuara, por edhe krenarinë e ligjërimeve të pionierit të luftës dhe komandantit kuçiot Xhafer Peçi, profesorit Ago Nezha, poeti i mirënjohur Lirim Deda nga Nivica e Kurveleshit, të Zini Haskajt publicist i njohur, të kryeredaktorit të gazetës "Labëria", Albert Xholi dhe poetit dhe skenaristit të njohur Petrit Ruka. Dashuria Kombëtare, ëndrrat shqiptare më duket sikur janë të rrethuara këtu nga një bukuri e rrallë, që, edhe pse përpiqen ta përshkruaj, nuk e arrij dot. Gjithçka e mirë, shpirtërore është e gjitha këtu, tek këta njerëz që janë të gatshëm të japin e të marrin dritë, atdhetarizëm. Mes tyre është edhe Arben Saliu, nipi i Kapedanit të dëgjuar, Sali Vranishti, që "sa rrojti i punoi gishti", atij burri që edhe i dhëmbin plagët e luftës, në krah e kërci, i dhëmbin "të shkretat" plagë për Kosovën-Çamërinë.
Inaugurimi i një pllakati bronzi, punuar nga skulptori-mjeshtër Zeqir Alizoti, me një basoreliev kuvendesh e trimash, si dhe lista e delegatëve pjesëmarrës në Kuvend. Ishte një mrekulli e pritur gjatë, ishte një trëndafil që do të qëndrojë përgjithmonë i freskët, i artë. Kënga dallgë-dallgë e mbushur me nderim, jehoi e mori Mirakut e Shtretëzës përpjete me synimin që ta dëgjonin anembanë. Poeti Feti Brahimi, këngëtari Tomorr Lelo dhe Goliku i famshëm, që i merrte këngës sikur shkarkonin retë me vetëtima, të njohur në atë trevë për "kurdisjen" e vargjeve të çastit, bënë përshtypje të thellë.
"Të ishte gjallë ajo radhë trimash do të kishte tjetër fat vendi ynë - u shpreh një burrë i moshuar që kishte ardhur nga Kudhësi.- Nuk na hiqet e nuk na ndahet grindja, përçarja, kokëfortësia, jo ti, jo unë… Ta dini djema, janë tonat këto defekte. Duam s‘duam, duhet t‘i njohim, ndryshe do të ecim verbazi dhe vendi nuk do të bëjë kurrë prokopi…"
I zgjata një cigare mikut në fjalë dhe e falënderova për fjalët e mençura dhe mundimin që kishte marrë, për të ardhur deri në Kuç.
Historia
Që të njohim forcën e Kuvendit, e të pjesëmarrësve të viteve të shkuara, që të njohim dhimbjen njerëzore për lirinë, përkushtimin që buronte nga rilindësit tanë, më duhet të them se ata si malet e Kuçit, të rëndë si pesha e tyre si të tillë kanë ardhur dhe janë ulur bashkë me ne, për të na thënë: "Shumë kohë kemi pa ardhur, po ja ku jemi, të gjallë, gjithnjë patriotë, bartës të besës e të guximit".
Para syve të mendjes e të zemrës time ata lartësohen madhështorë.
Por se cila ishte arsyeja ose arsyet e vërteta, përse u vendos të mbahej këtu në Kuç edhe ky kuvend historik? Për shumë arsye; të trashëgimisë historike apo edhe për shkaqe e rrethana që s‘është vështirë të merren me mend.
Qeveria e Fan Nolit ishte e kërcënuar nga jashtë dhe e rrezikuar nga brenda, dhe pothuajse pa forca të mjafta besnike për t‘i dalë përpara rivalit të tij politik, Ahmet Zogu, i cili do të kthehej në Shqipëri për ta përmbysur me dhunë Qeverinë Demokratike, foshnjë 6 muajshe, me ndihmën e armiqve serbë e rusë të bardhë, armiq historikë të Shqipërisë. Ai do të arrinte të shijonte hijen e ëndrrës, të bëhej mbret, Zogu I i shqiptarëve, ashtu siç do të ironizonte me tallje dikur, një shkrimtari ynë fort i dëgjuar se "po vinte një mbret me emër shpendi". Janë ende të gjalla, në kujtesën e shkruar e atë gojore për të tërë brezat, faktet, se ne me fqinjët tanë e sidomos atë jugor e verior, nuk kemi shkuar dhe aq mirë. Dhe jo për fajin tonë, por për lakmitë dhe keqsjelljet permanente të tyre, duke na fyer sedrën kombëtare e përdhosur atë. Në këtë sens, ne e kemi për borxh që here pas here t‘u kujtojmë stërnipërve të andarteve grekë e më tej, që të parët e tyre, kanë bërë barbarizma të pashoqe në Jug, në Labëri, në Kosovë e në Çamëri dhe historia nuk është çudi që edhe mund të përsëritet prapë, por jo për fajin tonë, por për faj të tyre. Sepse ata ende nuk u kanë kërkuar falje shqiptarëve.
Sigurisht ka një kufi mes mburrjeve dhe të evokimit të ngjarjeve të ndodhura, me personazhe që janë flijuar për Shqipërisë, me ideale të pastra e që bëjnë pjesë në krenarinë tonë kombëtare. Ndjenjë e një njeriu, dinjiteti merr vlerë, kur bën vepra në dobi të Atdheut. Dhe veprat bëhen me shokë, me miq, por edhe me kulturë, me dashuri, me mirëkuptim. Ndryshe, s‘ka vepra, s‘ka ndryshim.
Në këtë kuadër edhe diskutimet ishin të shumta në këtë manifestim madhështor të qëndresës e kështu me radhë. U thanë shumë fakte të njohura e të panjohura, të pahedhura në letër apo të pathëna me zë publik.
Siç dëftojnë faktet historike, mjaft prej të cilave ende nuk janë shkruar e unifikuar plotësisht. Bijtë e bijat e këtyre harcave apo sqetullave malesh, kanë dalë luftëtarë, kur mbushën çetat që u prinin trimat e njohur Zenel Gjoleka, Çelo Picari, Tafil Buzi, Bilbilenjtë, e kaçakë të tjerë. Këto çeta përgatitën kushtet për pavarësimin e Shqipërisë, që do të vinte në 1912. Nga këto male me çaj e rigon, dolën me tufa edhe djem e vajza, që mbushën formacionet e partizanëve, aleatët e lirisë në Luftën II Botërore, kundër nazifashizmit, shumë prej të cilëve luftuan me vetëmohim dhe derdhën gjak në tokat shqiptare edhe jashtë vendit, deri në Vishegrad, Verushë të Bosnjës të ish-Jugosllavisë.
Pas epopesë legjendare të Luftës së Vlorës, më 1920, pati një stinë të favorshme për forcat demokratike në Shqipëri, gjë që i solli në pushtet përkohësisht. Kuvendi i Labërisë ishte ndër hapat e veprimit strategjik konkret, për të vënë në jetë, programin e Qeverisë Demokratike të kryesuar nga Peshkopi ortodoks, imzot Fan S. Noli.
Por koha nuk punonte edhe aq në favor të tyre.
Ishin momente për të marrë vendime në ato kohë të trazuara, kur fati i vendit po merrte rrokullimën nëpër shpate tejet të thepisura për të ardhmen. Por duhej gjykuar me përgjegjësi, për të gjetur shtigje se si mund të evitohej katastrofa. Ata burra zakoni, të ditur, nuk ishin njerëz më radhë, por ajka e patriotizmit dhe e kuptonin se vendimet e tyre nuk do të ishin vetëm për Labërinë, por për krejt trevat shqiptare, deri në Kosovë e Çamëri, për atë të vërtetën natyrore, Shqipërinë jo copa-copa, por të tërë, ashtu siç e derdhi Zoti në fill-fillim.
Koha për ne, siç dihet ishte e sëmurë dhe vendi i rrethuar nga ziliqarë, nga armiq kobarë… Një popull i sakatosur me troje e në njerëz, me gjendje të rënduar, që përballonte edhe jetën edhe luftërat, me nivel të ulët ose më mirë analfabet, me sëmundje që bënin kërdinë si malarja, e derte të tjera, me ca krerë që bënin fodullin në politikë, me origjinë derbejllëku, që shpesh bënin edhe aleanca të fshehta me fqinjët grabitqarë. Ishte pak të thuash, se nuk ishte në zgrip fati i mëmëdheut, siç çmonin rilindësit tanë të ndritur. Gjithnjë me re të zeza me fqinjët. Kjo ishte tabloja pak a shumë e asaj kohe të zymtë, të trishtë, por jo pa shpresa.
Ideatorë kryesorë politikë i këtij kuvendi ishin publicisti shumë i njohur, ai që nuk i fshihte idealet politike, revolucionari Halim Xhelo-Tërbaçi, avokati i dëgjuar Sali Hallkondi nga Vranishti dhe njerëz të tjerë të ditur, të shkolluar e me gjak Gjolekian, civilë e ushtarakë, njerëz të arsimuar e me autoritet, si Ismail H. Kuçi, Osman Haxhiu, Haxho Mustafaraj, dr. Bilal Golemi, Sezai Çomo, Sefedin Meqe, Ago Neshaj, Mustafa Luci e plot e plot të tjerë nga Labëria e përtej e përkëtej saj, deri në Kosovë. Siç dëshmojnë letërkëmbimet intensive, në mes këtyre figurave më përfaqësuese të kuvendit, del në të vërtetë se ata ishin dhe truri i Kongresit.
Në dokumentet e shtypin e kohës bie në sy niveli i tyre i lartë e vizioni tejpamës, formulimet e qarta, të shkurtra, të zjarrta: "Të mbajmë e të forcojmë lidhjet me njëri-tjetrin për të mirën e Shqipërisë dhe të çështjeve që do të shtrojmë e bisedojmë në Kuç".
Këtë ndodhi poeti popullor e ka përjetësuar në vargjet:
"…Në Kuç, ku çel lule guri
Do vinte dhe Bajram Curri,
U nis me mision të thellë,
Po Baca mbeti në Shpellë…
Në Kuç ishte Shqipëria
Kosova dhe Çamëria…"
Në vendet e shenjta
fillon bashkimi për Atdheun
Në fakt, vendi ku u bë Kuvendi i madh historik, ishte sipër mbi kroin e madh, pikërisht te Buza e Bregut të Zenele, ku ka qenë edhe qendra e fshatit. Por nga erozioni, ciklonet e roitjet e terrenit, tani pamja ka ndryshuar dhe s‘ka gjurmë, përveç ca mureve të rëna e ledheve të thatë pa qereç. Është njëlloj sikur të ndodhesh në dimensione të reja, në një kohë, kur edhe hapësirat kanë marrë një kuptim të ri, duke shquar legjendat, mizoritë e përbindëshave, gjokset e përgjakura, buzëqeshjen e fisme të kuçiotëve përpara vdekjeve. I kam për zemër këto vende që më mbështetin me lumturi. Vetëm Shkaga sipër, s‘ka bërë asnjë ndryshim. Ky mal e ruan këtë vend me hijen e tij të rëndë.
Dëshmitë historike dhe kërkimet studimore në shekuj dëftojnë për luftën, për përpjekjet dhe simbolet, që kanë frymëzuar të tërë brezat, për qëndresë e motive për ta jetuar jetën në paqe, por edhe në luftë. Vendet e shenjta historike janë muze të gjalla, pjesë e historisë së trevës. Pse koha nuk mund të ndalet sido që të vijë, por të mos të na gjejë rehem. Sa më shumë vende të shenjta ke dhe akte diturie e trimërie, aq më të bekuar të bën historia.