E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes Oketa, takon Ekipin e Konsultimeve me NATO-n

Tiranë, 14 Shkurt, 15:03, NOA - Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, priti Ekipin e Konsultimeve të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s për vlerësimin e Raport-Progresit të Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Ministri Oketa e njohu ekipin e NATO-s me punën e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës, veçanërisht pas marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit; për procesin e modernizimit të forcës; të asgjësimit të municioneve të tepërta, etj.

Ai theksoi angazhimin e plotë të institucioneve shtetërore, politike e shoqërore në mbështetje të këtij procesi, përmes miratimit të kuadrit të plotë ligjor, mbështetjes financiare, etj.

Ministri Oketa vlerësoi mbështetjen e NATO-s, përmes konsultimeve, si domosdoshmëri për njohjen dhe koordinimin e hapave të mëtejshme për integrimin e plotë të strukturave përkatëse. 

Ekipi i NATO-s, vlerësoi progresin e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës, të cilat janë në bazë të përmbushjes së detyrimeve dhe angazhimeve në kuadër të anëtarësimit të plotë në Aleancë. 

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›