E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Mbrojtjes peruron linjen e re te demontimit

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i shoqeruar nga zevendesministri Ekrem Spahiu si dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneralbrigade Maksim Malaj kane qene dje ne Kombinatin Mekanik ne qytetin e Policanit ku eshte inauguruar nje linje e re demontimi. Kreu i Mbrojtjes ne kete vizite eshte shoqeruar dhe nga perfaqesues te OSBE-se dhe gjeneralbrigade per logjistiken Xhemal Gjumci te cilet kane pare nga afer ambientet e ketij kombinati ku tashme eshte shtuar nje linje e re demontimi. Ne zbatim te planit te veprimit per asgjesimin e municioneve tashme procesit per demilitarizimin e municioneve te trasheguara nga sistemi komunist i shtohet dhe linja e re e demontimit te predhave 82 mm. Kjo linje e re demontimi qe eshte peruruar sot eshte teresisht e mekanizuar pasi proceset e punes kryhen pa prezencen e punetorit dhe gjithe procesi monitorohet nga kamera vezhguese. Projekti i pare me venien ne pune te kesaj linje per vitin 2010-2012 parashikon demontimin e 5250 tone municionesh. 118 punonjes dhe inxhiniere do te angazhohen ne kete linje dhe punonjesit jane trajnuar e certifikuar per punen qe do te kryejne. Ne fjalen e tij para punetoreve te ketij kombinati ministri i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh se procesi i demilitarizimit per asgjesimin e municioneve po ecen ne menyre te shkelqyer. Une ftoj median qe te shohe nga afer proceset e demontimit ne kete kombinat pasi demilitarizimi nuk eshte me nje ceshtje e baltes flakeve dhe zjarrit por eshte nje pune qe zhvillohet ne kushtet e sigurise teknike nje pune me standardet e teknologjise dhe ofron kushte te mira per punetoret si dhe siguron perkujdes per mjedisin. Ministri preu me pas shiritin e perurimit te linjes se re si dhe vizitoi nga afer ambientet e ketij kombinati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›