E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihen ish drejtuesit e komunes se Novoseles

Autori i Lajmit: Red.
Dy ish drejtuesit e komunes Novosele ne Vlore jane rrahur ne ambientet e komunes nga dy police te ketij institucioni. Ata ishin thirrur aty nga punonjesit e kontrollit te brendshem te prefektures per disa shkelje qe rezultonin te ishin bere ne kohen kur Kanan Shakaj dhe Shpresa Mbyeti drejtonin kete komune. Ata kane parkuar automjetet e tyre ne mjediset e komunes dhe pasi nuk jane lejuar, ata kane hyre brenda por jane perballur me dhunen fizike te dy policeve te komunes. Fillimisht pre e dhunes ka rene ish sekretarja dhe me pas edhe ish kryetari, qe ka tentuar t i vije asaj ne ndihme. Qe te dy jane lenduar rende dhe kane perfunduar ne spitalin e vlores. Pas denoncimit te te lenduarve, dy policet komunale, Festim Malaj dhe Neshat Lazaj jane arrestuar nga policia e Vlores. Shakaj dhe Mbyeti kane drejtuar per nje kohe te gjate komunen e Novoseles ne Vlore, ndersa nuk moren serish mandate ne zgjedhjet e 18 shkurtit. Nderkohe, Shakaj mban postin e kryetarit te partise Socialdemokrate per Vloren.

Ky lajm është publikuar: 29/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›