E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konf. Cilësisë, marrin pjese vende të rajonit

Rritja e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve është diskutuar në Konferencës e Infrastrukturës së Cilësisë, në të cilën kanë marrë pjesë edhe vende të rajonit. Ministri i Ekonomisë, ka deklaruar se rritja e cilësisë kërkon investime. 

TIRANE- Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar Konferenca e Infrastrukturës se Cilësisë, me përfaqësues nga të gjitha vendet e rajonit. Në këtë aktivitet u theksua domosdoshmëria për rritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, një detyrim ky që rrjedh edhe nga pjesa ekonomike e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila ka hyrë tashmë në fuqi. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka deklaruar se rritja e cilësisë kërkon investime dhe ajo është kusht që rrjedh nga marrëveshjet e integrimit.
“Objektivat e mësipërme kërkojnë investime të konsiderueshme si dhe përkushtim dhe programim profesional. Ndërkaq të gjitha burimet financiare dhe njerëzore janë tashmë të garantuara, kështu është edhe arritja e këtyre objektivave”- tha ministri Ruli.
Konferenca e Infrastrukturës së Cilësisë u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, ajo e Metrologjisë dhe Standardizimit. Kjo konferencë synon krijimin e një tradite, ku grupet e operatorëve ekonomik, kërkuesve shkencor e rregullatorëve ligjor, të shkëmbejnë arritjet dhe shqetësimet e tyre për çështjet e cilësisë produkteve dhe shërbimeve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›