E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Punëve të Jashtme z. Lulzim Basha merr pjesë në takimin e Ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, më 29 mars 2008, në Brdo, Slloveni

Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor zhvilluan nje takim në Brdo, të Sllovenisë më 29 mars 2008. Në këtë takim, i pari këtij formati, mori pjesë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë z. Lulzim Basha.

Në këtë takim ishin pjesemarres gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit/Përfaqësuesi i Lartë z. Havier Solana, Komisioneri Europian për Zgjerimin Olli Rehn, si dhe Komisioneri për Cështjet me Jashtëm. Kosova u përfaqësua nga Kryeministri, z. Hashim Thaci.

Pershpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian bazuar mbi reformat politike dhe ekonomike të tyre, progresi i arritur nëpërmjet procesit të Stabilizim Asociimit si dhe bashkëpunimi rajonal ishin në qendër të këtij takimi.

Duke konstatuar se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ka përpara sfida domethënëse, takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perendimor riafirmoi një shtytje të re dhe të fuqishme për axhendën e Selanikut e cila parashikon integrimin e të gjithë vendeve te Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke iu referuar komunikatës së 5 mars 2008 të Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor, ministrat e jashtëm të BE dhe BP shprehën mbështetjen e tyre për këto prioritete, që përfshijnë bashkëpunimin rajonal në fushën e transportit, bashkëpunimin për energjinë, programet komunitare në fushën e arsimit, bashkëpunimin në fushën e rendit publik dhe drejtësisë. Në vecanti ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor vlerësuan fillimin e dialogut për heqjen e vizave midis BP dhe BE-së.

Vizioni i qartë i Shqipërisë për t’u integruar në familjen europiane, progresi i arritur në fushën e reformave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe liberalizimit të ekonomisë, dhe roli i Shqipërisë si një faktor dhe promotor i stabilitetit rajonal kanë marrë vlerësime maksimale nga vendet e Bashkimit Europian, Komisionit dhe Presidencës.

Ministrat e jashtëm të BE vlerësuan përparimin e bërë nga Shqipëria kohët e fundit dhe theksuan se ky përparim mund të shërbejë si një frymëzim për vendet e tjera të rajonit. Ata inkurajuan përshpejtimin e zbatimit të Marrëvshjes së Ndërmjetme dhe forcimin e kapaciteteve në administratën publike dhe gjyqësor si hapa të rëndësishëm për fazën e re të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe BE-së.

Ministri Basha duke pershendetur presidencen sllovene, theksoi se procesi i liberalizimit të vizave, bashkepunimi me vendet anëtare në fusha të përbashkëta si ajo e arsimit, marrëveshja e ripranimit, pjesëmarrja e vendit tonë në programet komunitare, bashkëpunimi dhe integrimi rajonal ritheksojnë progresin e Shqipërisë dhe rajonit, duke e bërë perspektivën europiane të vendeve të BP të prekshme dhe konkrete për të gjithë qytetarët.

Ministri Basha u takua dhe bisedoi me homologët e tij, ministrin e Jashtëm të Britanise se Madhe Miliband, ministrin e jashtëm të Francës Kushner, ministrat e jashtem te Holandes, Danimarkes, Portugalisë, Spanjes, Cekise, Hungarise, Bullgarise, Rumanise, Suedise, Austrisë, Maltës etj. Ministrat e Jashtëm kanë rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në Samitin e NATO-s në Bukuresht javën tjetër.

Nje takim të vecantë Ministri Basha pati edhe me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, ku u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve si dhe u diskutua rreth situates politike dhe të sigurisë në Kosovë, Serbi dhe rajon.

Ministri Basha dhe Ministri i Jashtëm slloven Rupel, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Sllovenisë në fushën e asistencës teknike për Cështjet Europiane.


30/3/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›