E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Shëndetësisë mohon akuzat e PS: Urgjenca në rang vendi, funksionale

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova e ka quajtur të pavërtetë dhe dezinformues lajmin për mosfunksionimin e sistemit të urgjencës në vend akuzë e bërë kjo nga Partia Socialiste.

Kosova në një deklaratë për shtyp ka sqaruar opinionin publik mbi gjendjen e sektorit të urgjencës në rang vendi, duke thënë se ai është mjaft funksional në shërbim të qytetarëve.

“Është përfunduar strategjia e shërbimit të urgjencave mjekësore. Për këtë arsye në spitalin e urgjencës, në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”, me infrastrukturë dhe paisje mjekësore bashkëkohore, si rezonancë, skaner etj, me reanimacion modern, ndërtuar në kuadër të fazës së parë të masterplanit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila kap shifrën 20 milionë dollarë. Urgjencat mund të mos jenë të shpeshta, por ato kërkojnë kualifikim dhe angazhim të të gjithë strukturave mjekësore për të bërë të mundur që i sëmuri të kthehet në gjendje të mirë shëndetësore”, theksoi Halimi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›