E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Zëvendëspresidentin e kompanisë Karlsberg, Bjorn Wiggev. Në këtë takim merrte pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës nÃ

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Zëvendëspresidentin e kompanisë Karlsberg, Bjorn Wiggev. Në këtë takim merrte pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri.

Z.Wiggev, në fillim të këtij takimi, i bëri prezent Kryeministrit Nano aktivitetin që zhvillon kjo kompani,duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ambiciet e kësaj kompanie për zhvillimin në Shqipëri të biznesit të saj. Shqipëria, tha z.Wiggev, konsiderohet një vend atraktiv për të investuar në të ardhmen, ku ne synojmë të shtrijmë aktivitetin tonë me hapjen e një dege të Karlsberg këtu. "Tregu shqiptar, - tha Zv/presidenti i Karlsbergut, - është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Ne e shohim atë të përshtatshëm dhe të standarteve bashkohore për të investuar këtu në dy vitet e ardhshme".

Në këtë takim, Kryeministri Nano u shpreh se Qeveria Shqiptare inkurajon dhe mbështet investimet e huaja private në vend dhe ajo ka ndërmarrë një sërë reformash për lehtësimin e procedurave administrative dhe bërjen sa më atraktive të resurseve që ofron ekonomia shqiptare, për sipërmarrjen vendase dhe të huaj. Këto hapa, - tha Kryeministri, - i shërbejnë krijimit të një baze të qëndrueshme e të sigurtë për investimet e huaja, të cilat rrisnin parametrat e tregut shqiptar që po bëhet pjesë e integruar e një tregu më të madh rajonal e më gjërë dhe për arritjen e standarteve integruese.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se ky zhvillim ka krijuar kushte më të mira dhe të favorshme për investitorët e huaj në Shqipëri. Gjithashtu nënvizuan ata tregu bankar ofron mundësi të shumta për kreditimin e kompanive vendase dhe të huaja për të nxitur investimet dhe për zhvillimin e tregut shqiptar. Në këtë drejtim, Kryeministri Nano përmendi se dy vitet e fundit kompani të njohura ndërkombëtare dhe banka prestigjoze operojnë në tregun shqiptar si Reiffeissen Bank, Lockheed Martin etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›