Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, njofton se Kryeministri Fatos Nano vazhdon te jete i angazhuar zyrtarisht per zgjidhjen e ceshtjeve qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve ligjore ne zbat
Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, njofton se Kryeministri Fatos Nano vazhdon te jete i angazhuar zyrtarisht per zgjidhjen e ceshtjeve qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve ligjore ne zbatim te ligjit nr. 9063, date 8.5.2003 "Per statusin e trashegimtareve te ish-Familjes Mbreterore".
Ne kete kuader, Kryeministri pas angazhimit te tij personal per zgjidhjen e disa nga kerkesave te ish-familjes mbreterore, si mundesimi i kthimit te saj ne atdhe dhe paisja me pashaporta diplomatike, ngarkon Ministrin e Shtetit prane Kryeministrit te ndjeke me perparesi praktikat administrative te kthimit dhe kompensimit te pronave te ish-Familjes Mbreterore.
Me miratimin nga Kuvendi i Shqiperise te ligjit per kthimin dhe kompensimine pronave, ish-Familjes mbreterore do t'i kthehen pronat e paluajteshme qe u takojne ligjerisht, si psh. Vila e familjes ne qytetin e Durresit dhe pronat e tjera sipas parashikimeve te ligjit.