Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ndërministror për Politikën Ekonomike Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u mblodh sot pasdite Komiteti Ndërministror i Politikës Ekonomike. Në fill
Zhvillohet mbledhja e Komitetit Ndërministror për Politikën Ekonomike
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u mblodh sot pasdite Komiteti Ndërministror i Politikës Ekonomike.
Në fillim të mbledhjes, Komiteti zhvilloi analizën për ecurinë e investimeve publike për gjashtëmujorin e parë të vitit 2003, me burime financiare të brendshme dhe të huaja. Kryeministri Nano u shpreh se situata buxhetore paraqitet e stabilizuar, në përputhje me objektivat e përcaktuara dhe së treguesit janë brenda parashikimeve
Komiteti Ndërministror diskutoi gjithashtu programin e investimeve publike për 6-mujorin e dytë të vitit 2003, që do të financohen me fondet e prokuruara, si dhe me fondet e çliruara, si efekt i mosshprenzimit të fondit limit. Kryeministri Nano u shpreh se për të mundësuar përdorimin sa më efektiv të këtyre fondeve për gjashtëmujorin e 2-të, duhet bërë riprogramimi i tyre në sektorë prioritarë, në infrastrukturë (rrugë) dhe arsim (shkolla).
Kryeministri Nano kërkoi që duke njohur skedulin e ecurisë së realizimeve të deritanishme, duke njohur projektet prioritare dhe duke arsyetuar për kritere rialokimesh për fonde të kursyera, të forcohet monitorimi dhe koordinimi për realizimin e prokurimeve dhe të investimeve të planifikuara publike në burime të brendshme dhe të huaja për vitin 2003.
Kryeministri Nano kërkoi që për riprogramimin e fondeve të kursyera brenda datës 25 korrik, ministritë të paraqesin në Komitetin ndërministror propozimet përkatëse në bazë të kritereve të përcaktuara.
Gjithashtu, u diskutua për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.675, datë 20.12.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për përdorimin e fondeve buxhetore të planifikuara për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet". Domosdoshmëria e rishikimit të këtij vendimi ka ardhur si rezultat i vështirësive që janë hasur gjatë zbatimit të tij nga institucione të ndryshme të cilat prokurojnë me fonde publike.