Kriza financiare depërton drejt vendeve në zhvillim

Kriza e borxheve në vendet e industrializuara rrezikon sipas vlerësimeve të Bankës Botërore të prekë edhe vendet në zhvillim.
Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick deklaroi se ka pasur sinjale në tregun e aksioneve dhe kredive. Megjithatë zhvillimet duhen parë më mirë.
Shumë vende në zhvillim kanë patur hapësirë më të vogël financiare, për të ndërthurur zhvillim të ri, tha Zoellick para fillimit të takimit të vjeshtës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij, vendet e industrializuara duhet të luftojnë së bashku krizën.