Ministri i jashtëm çek kujton se nëse ndahet Kosova, do shqyrtohet shkëputja e Vojvodinës nga Serbia
21-06-2011 / Gazeta 55
Shumë ministra të BE-së kanë hedhur dje poshtë në deklarimet e tyre në Luksemburg idetë për ndarje të Kosovës. I ashpër kundër kësaj ideje, duke folur para disa gazetarëve, ka qenë sidomos ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwartzenberg, i cili i ka quajtur këto ide si “ide që kthejnë në konfliktet e fillimit të shekullit XX e jo nga përparimi në shekullin XXI“. “Kjo është ide e papranueshme. Nëse pranohet ideja për ndarjen e Kosovës, do të flitet për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës. Pse jo, do të flitej atëherë edhe për ndarjen e veriut të Serbisë, ku në Vojvodinë jeton një bashkësi e madhe e pakicës hungareze. Këto nuk janë ide të pranueshme“, ka thënë ministri i Jashtëm çek, Schwartzenberg.
...