E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Ilir Meta, denoncon hetimet politike që po kryen ndaj tij prokuroria e Ina Ramës

21-06-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka reaguar sot ndaj procesit hetimor të video skandalit, duke deklaruar se nuk asnjë provë origjinale dhe se gjithçka është manipulim, nga i vetmi dëshmitar, i cili është i paligjshëm. Meta tha se Prokuroria ka punuar në një mënyrë të një anshme dhe se gjykimi ndaj tij është një goditje nga prokuroria. Meta nënvizoi se prokuroria ka bërë ekspertiza në kundërshtim me ligjin dhe se ajo po zvarrit procesin vetëm për arsye politike. Kreu i LSI-së tha se ekspertiza ndërkombëtare ka konfirmuar se materiali është i manipuluar. Meta akuzoi se prokuroria është bërë palë në një proces të paligjshëm dhe se nuk ekziston asnjë provë origjinale, ndaj personit të tij. Meta tha se kemi të bëjmë më një mashtrim që i është bërë prokurorisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›