Ministri i jashtëm gjerman viziton trupat në Afganistan
Guido WesterWelle, ministri i Jashtëm gjerman ka vizituar ditën e enjte kontigjentin e trupave gjermane që ndodhen me mision në jug të Afganistanit. Trupat gjermane gjenden të dislokuara në bazën ushtarake të Camp Marmal, afër qytetit të Mazar-e-Sharif. Ministri Westerwelle e kreu këtë vizitë pas pjesmarrjes së tij në ceremoninë e betimit të presidentit Hamid Karzai. Gjatë konferecës së tij për shtyp Westerwelle u shpreh se rizgjedhja e Karzait në krye të Afganistanit për herë të dytë ishte një sinjal pozitiv dhe inkurajues për këtë vend në trazicion.
"Procesi zgjedhor përfundoi, kështu që të gjithë urojmë që të zgjidhet një qeveri me unitet. Unë e përshëndes zgjedhjen e presidentit Karzai, gjithashtu jam shumë i kënaqur nga objektivat për të luftuar korrupsionin."- u shpreh ministri i Jashtëm gjerman. Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman vjen vetëm pak ditë pasi Gjermani shtoi kontigjentin e tij ushtarak me 120 ushtarë të tjerë. Këto përforcime do të dislokohen në provincën problematike të Kunduzit. Ky veprim i qeverisë gjermane është kryer pavarësisht se sondazhet tregojnë se populli gjerman është kundër shtimit të kontigjentit ushtarak të trupave gjermane në Afganistan.
Që nga fillimi i misionit ushtarak në Afganistan, 36 ushtarë gjerman kanë gjetur vdekjen në përballej me forcat fondamentaliste talebane.