E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama uron presidentin e ri të BE-së, Van Rompuy

Barack Obama i ka dërguar urimet më të ngrohta presidentit të sapozgjedhur Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy. Presidenti amerikan është shprehur se aleanca me BE-në do të jetë një aleancë e cila duhet të punojë për një botë më të mirë si edhe më të sigurtë.
"Ne duhet të punojmë më fort që puna jonë të ketë progres në fushën e sigurisë si edhe zhvillimit të botës."- u shpreh Obama në letrën e tij të urimit për diplomatin belg Herman Van Rompuy.
Urimi i Obamës ka ardhur vetëm pak orë pasi presidenti amerikan është rikthyer në SHBA pas përfundimit të turit të tij në shtetet aziatike. Shumë analistë politik e kanë kritikuar Obamën për doza të forta përuljeje në vizitat e tij në Japoni si edhe në Kinë. Sipas tyre presidenti i SHBA-së nuk arriti që të marrë ndonjë rezultat konkret për të arritur nënshkrimin e ndonjë marrveshjeje të rëndësishme për SHBA-në.
Shumë kritikë janë shprehur se Obama nuk arriti që të marrë ndonjë konçesion as nga Japonia as nga Kina dhe as nga Koreja e Jugut për çështjet delikate të klimës si edhe krizës globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›