E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i jashtëm kinez viziton sot Tiranën

Ministri i jashtëm i Kinës Yang Jiechi mbërrin sot për një vizitë dyditore në Shqipëri. Tirana është vendqëndrimi i parë i diplomatit kinez në turin e tij në Europë dhe Afrikë.

Vizita e z. Jiechi bëhet në prag të 40- vjetorit të ripranimit të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës së z. Jiechi është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi ekonomik, për të sjellë një dinamikë të re në lidhjet mes dy popujve.

Gjatë ditës së sotme ministri i jashtëm kinez Jiechi do të pritet nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto ndërsa nesër ai do të takohet me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›