E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Senati diskuton pr/ligjin për buxhetin

Senati amerikan miraton projektligjin për të shmangur shpenzimet si dhe për të rritur nivelin e borxhit. Prej kohësh ky projektligj ka ngjallur debate të ashpra midis demokratëve dhe rebublikanëve opozitarë, debate në të cilat vet presidenti Obama është vënë në qendër të kritikave.

Nga ana e demokratëve ky projekt është vizionar dhe siguron qëndrueshmërinë ekonomike për dekadat e ardhme. Po ashtu, sipas tyre tek shkurtimet nuk futet programi i ndihmës shëndetësore.
Kështu me miratimin e këtij ligji, gjatë dekadës së ardhshme do të ulen shpenzimet në vlerën e 2.4 trilion $, kursime që do të vijnë nga ulja e shpenzimeve, ndërsa niveli i borxhit do të vij në rritje deri në fund të vitit 2012.
 

Projekti do të shtrihet në dy faza, ku në fazën e parë pritet të kursehen rreth 917 miliardë dollar ndërsa në fazën e dytë rreth 420 miliardë të tjera.
Në fund të këtij programi, të shtrirë në kohë, parashikohet zbutja graduale e borxhit. Po ashtu rezultatet e këtij projektligji pritet të sjellin rritjen e normës së interesit si dhe zhvlerësimin e dollarit.
 

Presidenti Obama gjatë kohëve të fundit ka zhvilluar takime intensive me rivalët republikanë për të gjetur konsensusin për miratimin e projektigjit por nga ana e republikanëve është kundërshtuar me forcë ky ligj, pasi sipas tyre nuk duhet të ulen shpenzimet në fushën e mbrojtjes si dhe disa fusha të tjera.
Në këtë projektligj parashikohet gjithashtu edhe ngritja e një komisioni të përëbërë nga 12 anëtarë me prezencë të barabartë midis republikanëve dhe demokratëve. Ky komision do të merret me kontrollin e deficitit buxhetor si dhe do të japë propozime në implementimin dhe zbatimin e politikave fiskale që burojnë nga ky ligj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›