E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, Milan ngushton në -1 diferencën me Interin kryesues

Nje gol i Clarence Seedorf ne minutat shtese i ka dhuruar fitoren Milanit, qe ka mundur 1-0 Kievon dhe tani e sheh veten vetem nje pike larg Interit ne garen per titullin kampion. Kuqezinjte e drejtuar nga Leonardo e kishin shume te veshtire te shenonin per shkak te vendosjes mire ne fushe te Kievos. Borrielo do te regjistronte rastin me te mire per te kaluar Milanin ne avantazh ne pjesen e pare, por nuk do te arrinte te dergonte topin ne rrjete. Kievo rrezikoi t’i bente nje surprize te hidhur kuqezinjve ne fundin e pjeses se pare, por gjuatja me koke e Mantovanit do te ndalej ne traverse.

Me rikthimin ne fushe per fraksionin e dyte milanistet do te ishin me agresiv dhe do t’i shkonin shume prane golit me Ronaldinjon, por gjutja e tij do te ndalej nga shtylla. Me pas braziliani do te sherbente sakte per Beckham, por mesfushori anglez nuk do te arrinte te shenonte i vetem me portierin. Kur gjithcka po shkonte drejt barazimit, Sedorf i hedhur ne fushe si zevendesues do te kalonte Milanin ne avantazh ne minuten e 91-te fale nje goditje spektakolare nga distanca, Ky gol do t’i dhuronte nje sukses shume te rendesishem skuadres kuqezi, qe tani shpreson realisht te titulli kampion, pasi ka vetem nje pike me pak se kryesuesit e Interit.

Nje barazim dramatik 3-3 ka regjistruar Juventus, qe nuk ka mundur te marre me shume ne fushen e tij kunder Sienes. Bardhezinjte do te shenonin tre gola te shpejte ne dhjete minutat e para me Alesandro Del Pieron dhe Kandreven, duke dhene pershtypjen e nje fitoreje te lehte. Por ne minuten e 16-te Makarone do te ngushtonte diferencen per Sienen, qe ne pjesen e dyte do te shenonte dhe dy here te tjera me Gezal duke i bere Juventusit nje suprize te hidhur ne javen e 28-te te Serise A.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›