Nismat, PD: Zgjidhja e kutive nga Venecia. PS kundër
Partia Socialiste përjashton në mënyrë kategorike mundësinë që zgjidhja për kutitë të vijë nga Komisioni i Venecias. Vasilika Hysi, deputetja e e selisë rozë në komisionin e ligjeve, thotë se ky propozim i maxhorances i përfshirë në amendamentet e demokratëve për draftin për komisionet hetimore, thjesht do të zvarrisë krizën. Sipas saj, zgjidhja duhet të vijë brenda 18 marsit, ashtu sic kërkoi dhe Pierrë Mirel, por nga institucionet vendase.
"Instrumentat ligjorë duhet të jenë në Shqipëri, boll më me kërkesën e ndihmës së institucioneve ndërkombëtare. Asistenca ndërkombëtare është e nevojshme atëherë kur gjërat nuk janë të qarta, por në momentet kur gjërat janë të qarta, e zeza është e shkruar mbi të bardhë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese shprehin qartë rolin e komisionit hetimor parlamentar, raportin e këtij komisioni me prokurorinë dhe Gjykatën mendoj se nuk ësht ëe nevojshme që të shkojë përsëri cështja në Komisionin e Venecias, sepse kjo është një zvarritje, kjo është për ta mbajtur krizën politike të gjatë", thotë Vasilika Hysi, deputete e PS.
Të hënën e në vazhdim të shqyrtimit të projektligjit të PS-së për komisionet hetimore, do te debatohen amendimet e PD-se, te cilat deri tani nuk janë bere publike. "Normalisht nëse do të paraqiten amendime, ne do ti marrim, do ti studiojmë, por uroj dhe shpresoj që maxhoranca e ka kuptuar drejt mesazhin edhe të opozites, por dhe pardje të zotit Mirel, që tashmë hapi nga PS është hedhur dhe i bie barra Parlamentit, dhe kur thuhet Parlamentit, edhe maxhorancës, dhe theksoj dhe kryetaren e Parlamentit për ta zgjidhur këtë krizë politike", vijon Hysi.
Drafti i selisë rozë do të hidhet në votë të enjten në 18 mars, datë të cilën drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Pierre mirel, e përcaktoi si kufirin e fundit për të zgjidhur krizën.
Elona Gjylmi < I mëparshmi