Vijon numërimi në Tiranë, ja rezultatet në disa njësi bashkiake
Numërimit të votavë në KZAZ-në 55, një njësinë 11 në Laprakë dhe në KZAZ-në 51, njësia bashkiake numër 8 po i vjen fundi.
Ndërkohë që deri më tani në KZAZ-në 55 kanë mbetur edhe 5 kuti për tu numëruar kandiatati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 285 vota ndaj rivalit të tij Edi Rama. Kështu në këtë KZAZ, kandidati i djathtë Basha ka marrë 12 201 vota, ndërsa kandidati socialist Rama ka marrë 9 902 vota.
Kandidati i djathtë Lulzim Basha kryeson deri tani edhe në KZAZ-në 52 në njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë. Ndërkohë që kanë mbetur edhe 5 kuti për tu numëruar kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ka marrë 7680 vota ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 5701 vota.
Ndërkohë ndryshe është rezultati në KZAZ-në 49, njësia bashkiake 5, ku kandidati i majtë Edi Rama kryeson ndaj rivalit të tij Lulzim Basha.
Kështu kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 11711 vota ndërsa kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ka marrë 8604 vota.