Ministri i jashtëm rumun: Do jemi mbështetësit tuaj për në BE
Ministri i jashtëm rumun Lazr Comnescu ka shprehur sot bindjense procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të ndalet, dhe se BE-ja s’ka rrugë tjetër vecse të vazhdojë përpara.
Këtë qëndrim Ministri i Jashtëm e mbajti në takimin me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ndër të tjera falenderoi Ministrin e Jashtëm Lazr Comnescu, përbashkëpunimin dhe mbështetjen që Rumania i ka dhenë Shqpërisë, në procesin e integrimit në NATO dhe BE .
“Marëdhëniet tona kanë ardhur drejt forcimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm - tha Kryetarja e Kuvendit, duke vlerësuar se vizita e Ministrit të Jashtëm, do t’i japë një nxitje të re zhvillimeve integruese mes dy vendeve”. Sipas saj, Bukureshti ka sjellë impakte shumë pozitive për vendin tonë, pasi në këtë qytet Shqipëria ka marrë ftesën për në NATO, është bërë anëtare e CEFTA, dhe Samitit të Frakofonisë.
Ajo theksoi se Rumania përbën një model të sukesshëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit europian, duke shtuar se përvojae integrimittë vendeve me histori dhe eksperienca të përbashkëta, do të ishintë nevojshme dhe për Shqipërinë.
“Rumania do të jetë një avokat i fuqishëm dhe do t’jumbështesë pa rezerva në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk do mungojnë shkëmbimet e eksperiencave dhe konsultimeve nga pala rumune, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” – tha ai.
Një temë e vecantë e diskutimeve mes Topallit dhe Ministrit të Jashtëm rumun ishte regjimi i lirë i vizave, ku ministri rumun theksoi se lëvizja e lirë është pjesërëndësishme e integrimit të plotë të Ballkanit Përëndimor në BE.