Nafta arrin çmimin rekord, 143 $ për barrel
30 qershor, ora 14:44 – Çmimi i naftës bruto ka arritur nivelin rekord prej 143 dollarësh për barrel pas lajmeve se programi nuklear i Iranit mund tëndërpresë furnizimin normal me naftë nga OPEC.
Presioni që po i bëhet Iranit për ti dhënë fund programit të tij nuklear për pasurimin e uraniumit dhe rënia e dollarit mund të bëjnë që çmimi i naftës të arrijë nivelin 170 dollarë për barrel – tha presidenti i OPEC, Chakib Khelil.
Nafta ka arritur çmimin më të lartë të kohërave .
“Ekziston rreziku se Irani mund të marrë masa për të ndaluar kalimin e naftës nëpërmjet tij dhe tregu po reagon ndaj këtij vendimi” – tha Andy Sommer, analist në një bankë për mallrat.
Ministrat e jashtëm nga Grupi i Tetë vendeve të zhvilluara sugjeruan më shumë bisedime për ti mbushur mendjen Iranit që të tregojë programin e tij nuklear për inspektorët.
Shmangni investimet në dollar cilado qoftë kosto, ka sugjeruar Jim Rogers analist në Shanghai. “Investimet më të mira për vitin 2008 janë mallrat dhe burimet natyrore. Çmimet e produkteve bujqësore pritet të rriten edhe më shumë.