Sejdiu, Thaçi dhe Krasniqi marrin pasaportat diplomatike
Autori i Lajmit: red.
Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, janë zyrtarët e parë të Republikës së Kosovës që dje u pajisën me pasaportat diplomatike.
Në ceremoninë e ndarjes së këtyre pasaportave, udhëheqësit institucionalë vlerësuan se ky është moment historik për vendin e sidomos është me rëndësi që ky dokument do të jetë shenjë e identitet shtetëror të Kosovës.
"Vërtetë kjo shënon një moment të ri të ecjes sonë. Është mirë që Kosova ditë për ditë po e merr fuqinë e mbështetjes diplomatike të vendeve nga katër anët e globit. Është shumë me rëndësi që ky dokument është shenjë e identitetit shtetëror të Kosovës, dhe është shumë me rëndësi që njerëzit që do ta prezantojnë Kosovën do ta kenë mundësinë të qarkullojnë si të gjithë diplomatët dhe udhëheqësit përgjegjës të institucioneve të botës demokratike", u shpreh Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni tha se posedimi i pasaportave diplomatike të liderëve institucionalë do të thotë edhe shtrije më e mirë e diplomacisë kosovare në botë.
"Ky shënon një moment të ri në shtrirjen diplomatikë të Kosovës, një moment të ri në rrumbullakimin e strukturës së Ministrisë së Punëve të Jashtme", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni.
Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi pritën në një takim të përbashkët edhe të ngarkuarit me punë në dhjetë vendet e para të botës, duke besuar se ata do t i mbrojnë mirë interesat e vendit.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008