E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër e re në Aleppo

Raportet nga qyteti verior i Sirisë Aleppo thonë se të paktën 40 persona janë vrarë të mërkurën, kur tri bomba shpërthyen në një shesh kryesor në një zonë të kontrolluar nga qeveria.

Televizioni shtetëror sirian tha se shpërthimet janë shkaktuar nga “terroristët”, term ky me të cilin i referohet kryengritësve që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shpërthimet ndodhën pranë klubit të një oficeri ushtarak.

Aleppo ka parë luftime të rënda midis trupave qeveritare dhe forcave opozitare, që kur kryengritësit nisën një ofensivë të re për marrjen nën kontroll të qytetit në javën e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›