E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo merr pjesë në konferencën “Televizioni dixhital, sa afër, sa larg”

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Z. Genc Pollo ishte sot i pranishëm në konferencën me temë “Televizioni dixhital, sa afër, sa larg”, ku ndër të tjera tha:

“Një revolucion që pritet të ndodhë në median elektronike është kalimi nga sistemet e teknologjive analoge tek ato dixhitale, ç’ka shumë vende të Evropës e kanë realizuar tashmë. Transmetimet dixhitale do të ofrojnë më shumë hapësira dhe konkurrencë për operatorë, si dhe më shumë larmi, cilësi, çmime të arsyeshme për teleshikuesit.

Koha për të bërë tranzicionin nga një sistem te tjetri do të jetë e nevojshme por për këtë duhet të përgatiten të tërë. Dhe përveç aktorëve të tregut që kanë rolin kryesor, Qeveria, po i shikon mënyrat se si të mbështesë këtë tranzicion, duke përfshirë edhe financimet përkatëse.”

Ministri Pollo është edhe kryetar i Komitetit Ad Hoc për strategjinë e kalimit të transmetimeve elektronike nga analoge në dixhitale.


27/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›