Ministri serb Mrkiç në Tiranë: Forcojmë bashkëpunimin
TIRANE- Vizita e Ivan Mrkiç ministrit të Jashtëm të Serbisë në Tiranë ka sjellë reagime të ashpra në Tiranë dhe Prishtinë, ku Aleanca Kuq e Zi dhe Vetëvendosja protestuan kundër bisedimeve me Beogradin. Kryediplomati serb mbërriti mesditën e djeshme, rreth orës 14:15 në Tiranë, ndërkohë që axhenda zyrtare nis sot me takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti në orën 10:00, që më pas do të pasohet me një konferencë të përbashkët për shtyp.
Pas deklaratave për shtyp, të dy ministrat do të mbërrijnë në selinë qeveritare ku do të takohen me Kryeministrin Sali Berisha rreth orës 11:45. Takimi në Kryeministri do të zgjatë gjysmë ore, ndërkohë që më pas ministri Panariti do të shtrojë një drekë pune me homologun serb, i cili do të largohet nga Tirana rreth orës 15:00 të mesditës së sotme. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë sonë të Jashtme, kjo vizitë do të zhvillohet në vijim të takimit që dy ministrat zhvilluan në Nju Jork, ku u ra dakord për ripërtëritjen e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë e Serbisë dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve. Gjatë kësaj vizite do të diskutohet mbi stadin aktual dhe mundësinë e Valentina Madani zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë në kuadrin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal dhe në atë të organizatave ndërkombëtare, ku vendet tona janë palë. Kurse Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Merkiç është shprehur se vizita e tij në Tiranë ka një rëndësi të veçantë për ripërtëritjen e marrëdhënieve në rajon. Përmes një deklarate për mediat, ai bëri të ditur se është në interesin e Serbisë, pasi deri më tani ka pasur konsultime të ndryshme me homologë të shumë vendeve të rajonit dhe Serbia është e interesuar për marrëdhënie të mira.
“Në Tiranë prej kohësh nuk ka qenë ministri i Jashtëm serb dhe kjo është një vizitë në kuadër të turneut tim Ballkanik. Shpresojmë që do të krijojmë baza për një bashkëpunim më të mirë”, deklaroi ministri serb. Merkiç është një diplomat karriere prej dekadash në Ministrinë e Jashtme, ndërkaq ka qenë i njohur për publikun vetëm në kohën kur ka qenë ambasador në Qipro, pasi përflitej se kishte ndihmuar në fshehjen e parave të zhdukura nga bankat jugosllave gjatë viteve ’90 apo edhe pastrimit të parave.
Zyrtarët serbë kanë premtuar vizita në Tiranë, por kryesisht ato janë shmangur. Ish-presidenti, Boris Tadiç, disa herë është ftuar dhe përkundër konfirmimeve, nuk ka qenë si president shteti në vizitë zyrtare në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj, Aleanca Kuq e Zi reagoi ashpër edhe kundër vizitës së ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, në Tiranë. Sekretari për çështjet ndërkombëtare i AK, Lisien Bashkurti, në një prononcim për mediat akuzoi Qeverinë shqiptare për fshehje të vizitës dhe axhendës së ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, në vendin tonë. Z.Bashkurti deklaroi se AK-ja do ta presë zyrtarin serb me protesta, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria shqiptare të mos marrë asnjë hap pa kushtëzuar Serbinë për njohjen territoriale të Kosovës. Po dje Lëvizja Vetëvendosje protestoi kundër bisedimeve me Beogradin, duke mësyrë objektin e Qeverisë së Kosovës, ku është ndaluar nga Policia e Kosovës. Aktivistët kanë hedhur sende të forta në drejtim të policisë, kurse këta të fundit kanë arrestuar disa prej aktivistëve. Protesta është mbajtur për të kundërshtuar takimin e Kryeministrit Thaçi me homologun e tij serb, Daçiç dhe kundër bisedimeve me Serbinë.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)