Qeveria ndan 27 bursat e para në kuadër të Fondit të Ekselencave
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Arsimit, Genc Pollo, takuan dje 27 përfituesit e parë të Fondit të Ekselencës, në një ceremoni të organizuar në mjediset e hotel Rogner. Për herë të parë, qeveria shqiptare caktoi një fond të veçantë në dispozicion të studentëve, kërkuesve të rinj të shkëlqyer shqiptarë, kryesisht pedagogë të diplomuar në universitetet e vendit apo të huaja, me synim mbështetjen financiare të tyre për të vazhduar studimet doktorale apo postdoktorale në universitete apo qendra kërkimore të njohura në Perëndim. Këta kërkues pas studimeve duhet të kthehen në atdhe për të kontribuar të paktën pesë vjet me dijet e tyre të marra nga këto studime, të financuara nga taksapaguesit shqiptarë. Fondi i Ekselencës, i mbështetur dhe në ligjin e ri