Ministria e Bujqesise fushate ndergjegjesimi per te luftuar brucelozen

Fermerët Shqiptarë po ndërgjegjësohen për kushtet higjienike që ata duhet të respektojnë gjatë punës së tyre në ferma. Drejtues dhe ekspertë të projektit Paza si dhe shërbimi veterinar kanë vizituar fshatrat e qarkut të Dibrës në zbatim të një studimi mbi brucelozën në gjedhe, i cili do të sugjerojë strategjinë e luftimit të brucelozës në to.
Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare i është adresuar kësaj sëmundjeje dhe ka filluar një fushatë masive kombëtare të imunizimit të kafshëve të imta, deleve dhe dhive. Gjatë fazës së parë të këtij projekti, veterinerët arritën që të vaksinojnë rreth 2.6 milion dele dhe dhi, në rreth 85.000 ferma të madhësive të ndryshme.