Ministria e Drejtësisë, ligj të ri për kthimin dhe kompensimin e pronës
Projektligji, falë presionit të Gjykatës së Strasburgut pas një vendimi të dhënë për shtetin shqiptar. Drafti do të votohet nga legjislatura e re që do t’i nisë punimet në shtator
Laureta Rryçi
Ministria e Drejtësisë do të përfundojë së hartuari brenda vitit 2009 një ligj të ri për kthimin dhe kompensimin e pronës. Nisma ligjore që prek interesat e jo pak shqiptareve është bërë pjesë e axhendës së qeverisë “Berisha” për mandatin e dytë falë presionit të Gjykatës së Strasburgut. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë shpjeguan dje për gazetën “Albania” se kjo nismë është ndërmarrë pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut dhe pritet të sjellë rregullime kryesisht në kthimin dhe kompensimin e pronës së luajtshme. Dhjetëra familje të mëdha të asaj kohe në vendin tonë ndoshta janë të vetmet që nuk kanë marrë asnjë lloj përfitimi nga qeveritë pas ’90-s, me gjithë premtimet e mundshme për floririn apo për pasuritë e tjera të luajtshme që iu morën në mënyrë të padrejtë nga sistemi totalitar.
Drafti
Një vendim i dhënë nga Gjykata e Strasburgut dhe një debat i hershëm mes forcave politike duket se e kanë detyruar Berishën të vendosë se ç’do të bëhet për kthimin e pasurisë së luajtshme. Specialistët e Drejtorisë së Kodifikimit janë në fazat e para të vendosjes së disa pikave kryesore për pikënisjen e këtij drafti shumë të rëndësishëm për shqiptarët. Këta specialistë, ndërsa po përgatisin projekt-politikën për çështjen në fjalë, po përcaktojnë gjithashtu grupet e interesit me të cilat do të realizojnë disa tryeza bashkëbisedimi për të parë pretendimet që kanë ata. Më tej do të bëhet bashkëpunimi me Ministrinë e Financave, që do të bëjë kalkulimet për koston që do t’i sjellë shtetit dhe fill pas kësaj drafti do të kalojë për miratim në qeveri.
Debati
Katër vjet më parë, gjatë diskutimit për ndryshimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, është debatuar dhe në përfshirjen e kthimit të pasurive të luajtshme. Madje, fillimisht në projektligj nuk u përcaktua kompensimi i pronave të luajtshme apo të paluajtshme, duke i konsideruar si të barabarta. Por, pas nisjes së diskutimit është kërkuar vendosja e një pike të veçantë, e cila kërkonte kthimin e pronave të luajtshme duke e cilësuar si një të drejtë kushtetuese. Në atë kohë u tha se do të kenë të drejtë të marrin pasurinë e sekuestruar të gjithë personat që kishin dokumente origjinale apo të lëshuara nga arkivat mbi sekuestrimin e pasurisë së tyre dhe do të ngarkohej Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave për të zbatuar këtë vendim. Por pas një muaji diskutimesh deputetët e maxhorancës dhe ata të opozitës vendosën që të hiqnin përcaktimet mbi pasuritë e luajtshme, duke përdorur si argument se çështja ishte më e ndërlikuar dhe se do të duhej një draft i posaçëm vetëm për këtë çështje. Kjo për faktin se do të duhej një studim i plotë mbi pronat e konfiskuara dhe një verifikim konkret i të dhënave. Ndaj dhe në draftin e miratuar u saktësua se për pronat e luajtshme çështja do të zgjidhet me një projektligj të posaçëm. Por, deri tani, asnjë nga forcat politike nuk ka paraqitur një iniciativë të tillë. Ndërkohë që pritet që pikërisht këtë nismë ta përfundojë qeveria “Berisha” gjatë këtij mandati të dytë.
Një nga nismat është ndryshimi i ligjit për “faljen” e të dënuarve
Ministria e Drejtësisë do të ndryshojë kriteret për të dënuarit që do të përfitojnë falje. Burime pranë këtij institucioni shtetëror pohuan dje për gazetën “Albania” se specialistët kanë nisur të hartojnë një projektligj të ri posaçërisht për faljen e të dënuarve. Të njëjtat burime shpjeguan se pritet të ketë ndryshime në veprat penale që kanë përfituar deri tani si dhe mbi kategoritë që do të kenë më shumë prioritet. Deri tani këtë të drejtë e ka vetëm Presidenti. Specialistët duhet ta përfundojnë draftin brenda pak muajsh në mënyrë që të kalojë më pas në qeveri për miratim. Specialistë të Ministrisë së Drejtësisë shprehen se ligji aktual ka nevojë për reformim për shkak se në faljet që janë bërë deri tani ka pasur dhe shumë raste abuzimi duke i mohuar të drejtën një të dënuari që i takonte. Pikërisht në këtë pikë mendohet se do të fokusohen edhe ndryshimet, duke bërë ndryshime në rrethin e veprave penale që do të cilësohen si favorizuese për të aplikuar një i dënuar.
Institucionet kushtetuese, Berisha kërkon të ndërhyjë
Drejtoria e Hartimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, në planin e saj për vitin 2009, ka një sërë nismash ligjore që ndërhyjnë në institucione të rëndësishme kushtetuese. Ndër projektligjet e shumta që pritet të hartohen gjatë këtij viti janë shënuar si institucione në të cilat duhet të ndërhyhet edhe për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Madje, me një projektligj më vete për funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucionin për të cilin ka pasur herë pas here debate. Ministria ka përcaktuar që projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8811, datë 17.05.2001 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësis뒔, ta përfundojë në maj të këtij viti. Sipas specialistëve, qëllimi i hartimit të këtij projektligji synon në harmonizimin e kuadrit ligjor në sistemin gjyqësor, duke implementuar raportin “TWINING”. Gjithashtu, ky projektligj synon të përcaktojë qartësisht dhe saktësisht kompetencat e Inspektoratit të KLD-së. Për projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” është përcaktuar të përfundojë në muajin dhjetor të po këtij viti. Sipas specialistëve, projektligji do të shërbejë për përmirësimin e ligjit ekzistues për ta përputhur me zhvillimet e sjella me ligjet e draftuara deri tani në ligjet për operatorët e sistemit të drejtësisë. Po kështu, i njëjti afat është vendosur edhe për projektligjin “Për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Edhe në këtë rast, për specialistët, ky projektligj do të ketë të njëjtin efekt, pra për të shërbyer për përmirësimin e ligjit ekzistues për ta përputhur me zhvillimet e sjella me ligjet e draftuara deri tani në ligjet për operatorët e sistemit të drejtësisë.
4 Gusht 2009