PD-ja kërkon votat e PS-së për paketat ligjore të Berishës
Qeveria përcakton një axhendë me 27 nisma të rëndësishme ligjore. Qëndrimi i opozitës do të përcaktojë dhe funksionimin e mëtejshëm të kësaj qeverie të brishtë
Laureta Rryçi
Qeveria “Berisha” e ka të domosdoshëm bashkëpunimin me Partinë Socialiste, në të kundërt, axhenda legjislative e saj ka rrezik të dështojë. Jo pak, por plot 27 nisma ligjore, po “gatuhen” aktualisht nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë për t’u servirur njëra pas tjetrës nga shtatori e tutje. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë nismat ligjore që qeveria i ka vendosur për t’i trajtuar në Parlamentin e ri që nis punimet në shtator. Nisma të rëndësishme që do të prekin jo vetëm kodet e Drejtësisë, por dhe shumë institucione të rëndësishme, direkt apo indirekt. Mirëpo për t’i miratuar këto iniciativa ligjore, për qeverinë “Berisha” do të jenë jetike votat e deputetëve të Partisë Socialiste. Axhenda e përcaktuar vetëm pak kohë më parë ndoshta përkon edhe me deklaratat e fundit të kryeministrit të vendit, i cili nuk harron asnjëherë të kujtojë se për reforma të rëndësishme që e presin vendin tonë duhet të jetë konsensuale edhe opozita.
Axhenda
Axhendën legjislative të qeverisë “Berisha” nuk e shpëton dot as koalicioni me LSI-në. Ndërhyrja në Kodin Penal dhe TË Civil, reformimi i Gjykatës Kushtetuese apo i Gjykatës së Lartë jo vetëm që pritet të ndezin debate të forta mes ligjvënësve, por duan, në të njëjtën kohë, plot 84 vota për të kaluar provën në Parlament. Ndërkohë, një pjesë e mirë e nismave kanë marrë formën përfundimtare të drafteve dhe janë dërguar për kalkulime në ministritë e linjës, ku bien dhe pasojat me zbatimin e tyre. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë shpjegojnë se për disa prej tyre deri tani janë organizuar takime me grupe të interesit dhe janë në fazën e parë të grumbullimet të pikave ku do të bazohet drafti i ri që do të serviret më pas për në mbledhjen e qeverisë. Për ato drafte që janë gati është vënë një shënim nga Drejtoria e Kodifikimit se janë në pritje të legjislaturës së re, çka do të thotë se prova e vërtetë për ta nuk do të jetë vetëm diskutimi në Komisionin e Ligjeve, por edhe votimi në Parlament.
Nismat
Qeveria “Berisha” ka përcaktuar 27 nisma ligjore të rëndësishme që t’i përfundojë gjatë mandatit të dytë. Me një diferencë të brishtë që la pas 28 qershori i këtij viti, reformat ligjore duket se do të jenë thembra e Akilit për funksionin normal të vetë kabinetit “Berisha”. Për mandatin e dytë Berisha ka përcaktuar si parësore që të ndërhyjë në funksionimin e disa institucioneve kushtetuese, siç janë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Gjithashtu po përgatit një draft për të vendosur rregulla të reja për funksionimin e Policisë Gjyqësore dhe varësinë e saj. Debat i hershëm ky mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa nismat e tjera përkojnë në ndryshime të Kodit Penal dhe Kodit Civil, rregullimin e shumë çështjeve tregtare dhe një ligj të ri për Arbitrazhin. Hartuesve të këtyre drafteve u janë përcaktuar afatet për të cilat duhet të përgatisin punën e kërkuar. Mësohet se këta specialistë po punojnë edhe këto ditë gushti për të respektuar këto afate kohore. Pas kësaj faze nismat pritet të kalojnë për miratime dhe atëherë pritet të nisin edhe reagimet e para duke përcaktuar kështu pozicionin që do të mbajë Partia Socialiste në një mandat të dytë opozitar.
4 Gusht 2009