Shqipëria kërkon tranzicion paqësor në Siri

Në këtë takim ishin të pranishëm 81 delegacione qeveritare nga vende të ndryshme të botës dhe nga një numër organizatash ndërkombëtare.
Takimi kishte në fokusin e tij solidaritetin me aspiratat legjitime të popullit sirian për demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe angazhimin për realizmin e një tranzicioni paqësor për vendosjen e një regjimi demokratik në Siri. Në takim mori fjalën dhe z. Haxhinasto, i cili theksoi ndër të tjera se çështja e të drejtave të njeriut nuk është një çështje e brendshme e shteteve, por përgjegjësi e të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Ai shtroi nevojën për intensifikimin e presionit ndaj regjimit aktual të Damaskut, jo vetëm politikisht, por dhe nëpërmjet një aksioni të përqendruar të të gjithë mekanizmave ndërkombëtare.
Haxhinasto theksoi qëndrimin e Qeverisë Shqiptare në mbështetje të përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Lidhjes Arabe dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare në drejtim të ndalimit të dhunës ndaj popullsisë civile nga regjimi i Damaskut dhe krijimit të kushteve për një proces demokratik. Në përfundim, Ministri Haxhinasto theksoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për opozitën demokratike siriane, të përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar Sirian, si dhe luftën e saj për liri, dinjitet njerëzor dhe progres.
Gjatë punimeve të takimit, Ministri Haxhinasto, zhvilloi një numër takimesh me homologë të tij të vendeve të tjera. Në takimet me Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Holandës, Bullgarisë, Çekisë dhe Danimarkës, z. Haxhinasto informoi në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ata i konfirmuan Ministrit Haxhinasto vlerësimin për zhvillimet e fundit pozitive në kuadrin e dialogut pozitë-pozitë, si dhe shprehën besimin se Shqipëria do të plotësojë kushtet për marrjen së shpejti të statusit kandidat. Gjithashtu, në takimet me homologët e tij, Ministri Haxhinasto vlerësoi gatishmërinë e tyre për mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat dhe posaçërisht në procesin e anëtarësimit të saj në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /Start/
2012-04-02 08:39