E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtësisë pr/vendim për mbrojtjen e gjyqtarëve

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur projektvendim për 'mbrojtjen e veçantë personale, familjare dhe pasurore të gjyqtarëve dhe sigurimin e jetës e pasurisë së tyre'. Vendimi ka ardhur, pas sulmit ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni mbrëmjen e 8 shkurtit 2009, ku mbeti i plagosur nga plumbat. Në projektvendim janë përcaktuar qartë kushtet lidhur me sigurimin e mbrojtjes së veçantë të gjyqtarëve të gjykatave të Krimeve të Rënda në rrezik. Për këtë arsye, është parashikuar ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga gjyqtarët e gjykatave të Krimeve të Rënda, kur për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës, u kërcënohet jeta, familja e tyre apo prona.  Gjithsesi, edhe gjyqtarët e tjerë të sistemit gjyqësor, do të kenë të drejtën të kërkojnë mbrojtje. Projektvendimi i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë për konsultime të mëtejshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›