E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alket Rizai, dy dënime të përjetshme në burgjet greke

Alket Rizai dënohet me dy herë burgim të përjetshëm dhe 25 vjet burg. Gjykata e Apelit në qytetin e Pireut, në mungesë të shumëkërkuarit Alket Rizai, ka përfunduar gjyqin për të, si dhe për bashkëpunëtorin e tij Basil Palaiokosta. Arratisja e dytë spektakolare e dy të burgosurve ka lënë të pakënaqur organet e policisë, por njëkohësisht edhe Ministrinë e Drejtësisë. Shqiptari Alket Rizai është gjykuar me akuzën për krime të rënda të kryera më 26 gusht të 2006, për vrasjen e Kosta Kutelieri dhe Jani Katciu, në një kafene në zonën Peristeri të Athinës. Për këtë vrasje drejtësia greke ka dhënë dënimin nga më të rëndët si, dy herë burg të përjetshëm dhe 25 vjet burg të tjera. Alket Rizai ka vrarë dy vendasit në tentim largimi për të mos rënë në duart e policisë greke.  Dënime pak më të rënda se shqiptari ka marrë Vasil Stefanakis, dënuar me burgim të përjetshëm dhe 25 vjet nën akuzën për nxitje të vrasjes me paramendim. Ndërsa Vasil Paliokosta është dënuar me 33 vjet 10 muaj burg. Me burg 2 vjetë e 4 muaj u dënuan burrë e grua që strehuan Paliokostën si dhe një polic. Avokati i Alket Rizait në një deklaratë për mediat ka deklaruar se :”familjet e viktimave kanë kërkuar falje për shqiptarin”, por nga ana tjetër drejtësia e ka gjykuar atë në mungesë.  Greqia zë vendin parë në BE për numrin e madh të të huajve në burgje, njëkohësisht vendimet e dhëna nga drejtësia tregojnë se të huajt dënohen disa herë e më shumë se sa grekët. Faktikisht drejtësia greke, po thuajse në të gjitha rastet u ka dhënë lirinë vendasve qe kanë kryer vrasje kundra emigrantëve shqiptarë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›