Forcohen kapacitetet e lincesimit të administratës vendore

Projekti i financuar nga BE-ja mbi Asistencën Teknike dhe Trajnimin për shërbimet publike në qeverisjen vendore, prezantoi ne Tirane rezultatet në një Konferencë Kombëtare. Ky projekt prej 1 milion euro ka çuar në përmirësim të prekshëm dhe të matshëm në cilësinë e shërbimit publik. Në konferencë u vunë në dukje disa nga rezultatet kryesore të prezantuara, që kishin të bënin me një përmirësim të dukshëm në lehtësimin e shtetasve për marrjen e shërbimeve dhe informacionit të nevojshëm. Ndërkohë, 75% e të anketuarve të cilët u pyetën mbi faktorët përbërës që lidhen me cilësinë e sherbimeve, përfshirë sjelljen e stafit dhe orët e punës, dhanë një vlerësim pozitiv. Rezultate të tilla rrjedhin drejtpërdrejt nga puna e bërë në kuadrin e këtij projekti, u theksua në konferencë. Aktivitetet synojnë forcimin e institucioneve vendore përkatëse dhe rritjen e transparencës në partneritetet mes enteve private dhe atyre publike për të patur shërbim më të mirë ndaj komuniteteve vendase, përfshinin ëorkshop-e dhe trajnime. Kështu, trajnimi në vendin e punës u dha për 66 njësi vendore, duke u përqëndruar në procedurat e licensimit, metodat e aplikimit, përmirësirësim në dhënien e shërbimeve licensore ndaj qytetarëve në të gjithë vendin. Në fjalën e tij gjatë Konferencës Kombëtare, përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Z. Luigi Brusa tha se "një partneritet i frytshëm ndërmjet enteve publike dhe atyre private, kontribon në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.". Ai gjithashtu theksoi se përmirësimet në cilësinë dhe transparencën e shërbimeve publike janë shumë të rëndësishme për rritjen e besimit të shtetasve ndaj institucioneve. Rezultatet e inspektimit të dytë mbi licensimin vendor në Shqipëri të kryera nga projekti, u prezantuan dhe diskutuan edhe me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore të përfshira në procesin e licensimeve si dhe me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Integrimit dhe Delegacioni i KE-së në Shqipëri.
...