E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Durrës i arratisuri nga komisariati

Nuk ka zgjatur shumë arratisja e një dite më parë i një të shoqëruari në komisariatin e Policisë së Kavajës. Policia e Durrësit ka arrestuar sot në orët e paradites, Edmon Piraniqin, i arratisur një ditë më parë nga komisariati i policisë së Kavajës. Burimet policore bëjnë të ditur se Piraniqi, u gjend në një banesë në rrethinat e qytetit bregdetar të Durrësit.  30-vjeçari ishte shoqëruar nga forcat e rendit mbrëmjen e të martës pas një sherri banal me një bashkëmoshatarin e tij. Burime të pakonfirmuara te policisë u shprehen se ai do te hetohej ne lidhje me këtë sherr edhe për akuzën e kanosjes me armë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›